'Charlie Hebdo’ riboton përsëri karikaturat e Profetit Muhamed

'Charlie Hebdo’ riboton përsëri karikaturat e Profetit Muhamed

14:50, 01/09/2020
A+ Aa A-

Gazeta satirike ‘Charlie Hebdo’ zyrat e së cilës u sulmuan në Paris në 2015 ka ribotuar karikaturat e Profetit Islamik Muhamed, që u bënë shkak i një sulmi terrorist mbi redaksisë e gazetës.

Ky ribotim vjen në kohën kur 13 persona do të dalin të mërkurën në gjyq, pasi ndihmuan me mjete logjistike dhe armatime sulmuesit e gazetës dhe do të gjykohen për akuzën e ‘Terrorizmit’.

Në një editorial këtë javë që shoqëron karikaturat, gazeta tha se vizatimet "i përkasin historisë dhe historia nuk mund të rishkruhet as të fshihet".

Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në sulmet - 12 prej tyre në redaksitë - së bashku me të tre sulmuesit.

Sulmuesit, vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi, pretenduan sulmin e tyre ndaj gazetës në emër të al-Kaidës. Ndërsa largoheshin nga vendi i ngjarjes në Charlie Hebdo, ata vranë një polic të plagosur dhe u larguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Une01/09/2020 22:05

Allahu kurr mos i begatofte jobesimtaret

Shto koment

Denonco