Vala e dytë? Gjermania shënon mbi 1,100 raste dhe 12 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Vala e dytë? Gjermania shënon mbi 1,100 raste dhe 12 viktima nga Covid-19 në 24 orë

09:26, 08/08/2020
A+ Aa A-

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,195, shkruan “Reuters”.

 Përveç rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,122 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 215,336.

Nderkohë, qeveria gjermane tashmë i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco