Sulmohet shitësi i trëndafilave/ Pasi e dhunojnë, e hedhin në lum bashkë me buqetat

Sulmohet shitësi i trëndafilave/ Pasi e dhunojnë, e hedhin në lum bashkë me buqetat

22:37, 12/07/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, një shitës trëndafilash është hedhur në ujërat e lumit Naviglio në Milano nga dy të rinj.

Pasi i janë drejtuar me fjalë ofenduese shitësit 55-vjeçar Bengal, dy të rinjtë të moshës 25-vjeçare e kanë sulmuar dhe në pak sekonda, shitësi i trëndafilave e ka gjetur veten në ujërat e lumit të një ndër zonave më të populluara në Milano.

Shitësi u shpëtua nga disa qytetarë të tjerë që ishin aty pranë dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Por gjendja e tij nuk shfaqej problematike, aq sa ai vetë nuk pranoi transportin në spital. Ndërkohë që në vendngjarje ishin të pranishëm edhe një patrullë policie.

55-vjeçari u tha forcave blu se ai ishte duke u shërbyer dy klientëve të tjerë, dhe se papritur dy të rinjtë e kanë fyer dhe sulmuar pa asnjë arsye. Në atë pikë ai u përpoq të largohej për të evituar konfliktin, por të rinjtë e kanë ndjekur dhe pastaj e kanë shtyrë me forcë poshtë në lum.

Sulmuesit e tij u zhdukën duke përfituar nga fakti se kishte shumë njerëz në atë kohë në zonë. Në vend policia nuk gjeti dëshmitarë okular të sulmit, por vetëm disa kalimtarë të cilët e ndihmuan shitësin e luleve të dilte nga uji. Pasi dëgjuan edhe fjalën e të pranishmëve rreth sulmit ndaj Bengal, policia po gjurmon të rinjtë por e vështirë të gjendet ndonjë provë identifikuese.

Pasi refuzoi transportin në spital, 55-vjeçari u largua në këmbë për në banesën e tij, e më pas për të bërë një kallëzim penal në komisariat për sulmin ndaj tij. Sa për buqetat me trëndafila, ai arriti t’i nxjerrë nga uji, por ato ishin shkatërruar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco