Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Detajet e historisë tronditëse: Pështyu punonjësen, ajo vdiq nga korona

Detajet e historisë tronditëse: Pështyu punonjësen, ajo vdiq nga korona

10:52, 15/05/2020
A+ Aa A-

Vazhdon të shkaktojë shumë zemërim në rrjetet sociale historia e Belly Mujinga, një punonjëse 47-vjeçare e një stacioni hekurudhor në Angli.

Belly ishte në punë, kur dikush e pështyu, duke pretenduar se kishte koronavirus. Ai u kollit dhe pështyu edhe kolegen e saj.

Belly u sëmur dhe humbi jetën disa ditë më vonë. Kolegia e saj u shërua.

Por tani ka nisur puna për të zbuluar se kush ishte personi që pështyu mbi të.

Lajmi ka shkaktuar shumë zemërim jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.

Një peticion për drejtësi për nënën e një fëmije ka marrë mbi 200 mijë firma. Mbi 30 mijë sterlina janë mbledhur për familjen e saj.

Burimet thonë se personi që ka pështyrë mbi të ishte një person i veshur mirë, dukej si një profesionist, rreth të 50-ave.

Një dëshmitar tha se ai dukej si një avokat apo diçka e ngjashme. “Ai i tha punonjëseve: kam virusin. Dhe më pas pështyu dhe u kollit”.

Një hetim formal ka nisur pasi incidenti u raportua nga Policia e Transportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco