Ulet numri i vdekjeve në Francë/ Raportohen 441 viktima në 24 orë

Ulet numri i vdekjeve në Francë/ Raportohen 441 viktima në 24 orë

20:46, 04/04/2020
A+ Aa A-

Mediat franceze raportojnë se në 24 orë e fundit kanë vdekur 441 persona, një numër më i ulët se një ditë më parë, ku kishte 588 të vdekur.  

Në Francë, numri total i vdekjeve nga COVID0-19 ka arritur në 7,560 që nga 1 marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.  

Sipas zyrtarit më të lartë për shëndetësinë në Francë, Jerome Salomon, kjo shifër përfshin spitalet dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. 

Numri total i viktimave të cilët kanë ndërruar jetë në spitale ka shkuar kështu në 5,532 dhe 2,028 viktima janë kryesisht nga shtëpitë e të moshuarve.  

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në spitale ka arritur në 68,605 gjithsej. Kjo është rritur me më shumë se 4,000 nga 64,338 që ishte të premten.  

Edhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv në Francë tashmë është rritur në 6,838 nga 6,662 një ditë më parë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco