Franca raporton 471 viktima në 24 orë/ Konfirmon mbi 4500 vdekje dhe mbi 59 mijë të infektuar

Franca raporton 471 viktima në 24 orë/ Konfirmon mbi 4500 vdekje dhe mbi 59 mijë të infektuar

21:14, 02/04/2020

Gjatë ditës së sotme, në Francë janë raportuar 471 viktima në 24 orë nga koronavirusi, duke e rritur në 4,503, vdekje në total.  

Në shifrën e përgjithshme të publikuar, janë shtuar 884 vdekje në pensione dhe shtëpi përkujdesi, të dhëna që dalin për herë të parë.  

Kreu i autoritetit shëndetësor kombëtar të Francës, Jerome Salomon, tha se shifrat nga institucionet shëndetësore jo spitalore ishin vetëm të pjesshme.  

Të dhënat tregojnë se numri i personave që pranohen në spital me koronavirus ka rënë pak dhe po stabilizohet, dhe se numri që merret në kujdesin intensiv është rritur shumë pak, me 20 raste më shumë se dje brenda 24 orëve.  

Rastet e konfirmuara në Francë janë në total 59,105  me 2,116 të shtuara në 24 orët e fundit. Numri i atyre që janë në spital me koronavirus është 26,246 pacinetë me 1,607 të shtruar në 24 orë dhe në kujdesin intensive janë gjithsej 6,489 njerëz, nga të cilët 60% janë 60-80 vjeç, 35% janë nën 60 vjeç dhe 90 persona janë nën 30 vjeç.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco