British Airways pezullon të gjithë fluturimet drejt Kinës për shkak të koronavirusit

British Airways pezullon të gjithë fluturimet drejt Kinës për shkak të koronavirusit

09:18, 29/01/2020
A+ Aa A-

Londër – British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet direkte për në Kinë dhe nga Kina, për shkak të koronavirusit.

B.A.com, faqja në internet e linjës ajrore, tregon se nuk ka asnjë fluturim direkt për në Kinë në janar dhe në shkurt, njofton Reuters.

“Ne i kërkojmë falje klientëve për këtë ndërprerje, por siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit është gjithmonë prioriteti ynë,” tha British Airways në një deklaratë me e-mail të mërkurën. “Klientët për udhëtimet drejt Kinës ose nga Kina në ditët e ardhshme do të gjejnë më shumë informacion në faqen  BA.com.”/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco