Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pence viziton trupat amerikane në Irak, siguron kurdët irakenë për mbështetjen e SHBA

Pence viziton trupat amerikane në Irak, siguron kurdët irakenë për mbështetjen e SHBA

16:48, 23/11/2019
A+ Aa A-

Zëvendës Presidenti Mike Pence, vizitoi Irakun të shtunën, për të siguruar kurdët irakenë për mbështetjen e SHBA, pasi vendimi i Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria veriore, tërhoqi kritikat se Uashingtoni kishte tradhtuar aleatët e tij kurdë atje.

Udhëtimi i Pence, i cili përfshinte një vizitë me Nechirvan Barzanî, presidentin e rajonit të Kurdistanit në Irak dhe një telefonatë me kryeministrin e Irakut Adel Abdul Mahdi, gjithashtu shërbeu për të forcuar trupat amerikane përpara festës së ‘Falënderimeve’ të së enjtes së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Nënkryetari dhe gruaja e tij, Karen, shërbyen një vakt tradicional për personelin ushtarak amerikan gjatë vizitës.

Muajin e kaluar Turqia nisi një ofensivë në Sirinë verilindore pas vendimit të papritur të Trump për tërheqjen e 1.000 trupave amerikane atje.

Pence ndërmjetësoi një pauzë me Ankaranë, për të lejuar kohën që luftëtarët kurd të tërhiqeshin.

Ky armëpushim synonte të lehtësonte krizën e shkaktuar nga njoftimi i Trump, të cilin ligjvënësit amerikanë republikanë dhe demokratë e kritikuan si tradhëti ndaj aleatëve kurdë të lidhur me Uashingtonin, në luftën kundër Shtetit Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco