Ekonomia e Iranit në 'rënie të lirë' nga sanksionet, FMN: Do zvogëlohet me 9.5 % këtë vit

Ekonomia e Iranit në 'rënie të lirë' nga sanksionet, FMN: Do zvogëlohet me 9.5 % këtë vit

19:16, 15/10/2019

Ekonomia e Iranit pritet të zvogëlohet për 9.5 për qind këtë vit, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në krahasim me 6 për qind sa kishte thënë në një tjetër parashikim muaj më parë, teksa duket se ndikimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ka rënduar më shumë sesa mendohej ekonominë e Iranit.

Në një raport të publikuar të martën, shihet se të dhënat e FMN-së janë të afërta me ato të Bankës Botërore, e cila ka thënë javën e kaluar se ekonomia iraniane në fund të vitit financiar 2019/2020 do të jetë 90 për qind më e vogël sesa që ishte vetëm dy vjet më parë, raporton Rel.

Irani, që njihet për prodhimin e naftës, kishte përjetuar rritje të fitimeve pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore më 2015.

Marrëveshja përcaktonte që Iranit do t’i largoheshin sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Mirëpo sanksionet e reja që janë vënë një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, kanë shënjestruar pothuajse të gjithë sektorët, duke goditur ashpër ekonominë iraniane.

Sipas FMN-së, rënia e vlerës së valutës iraniane, rial dhe rivendosja e sanksioneve kanë krijuar kaos në tregtinë e huaj të Iranit dhe kanë rritur inflacionin në 35.7 për qind këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare, valuta iraniane tregtohet rreth 42,000 rial kundrejt dollarit amerikan, ndonëse sipas faqes për këmbime të valutave, Bonbast.com, valuta iraniane të martën është tregtuar 115,000 rial kundrejt dollarit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco