E frikshme: Vret foshnjën dhe shkon e qetë në palestër

E frikshme: Vret foshnjën dhe shkon e qetë në palestër

10:39, 05/09/2019
A+ Aa A-

Një adoleshente nga Shtetet e Bahkuara është akuzuar për vrasjen e fëmijës së saj menjëherë pasi e lindi.

Brooke Skylar Richardson është në gjyq për vrasjen e vajzës së saj të vogël. Ajo lindi në maj të 2017 më pas e varrosi fëmijën, të cilën e quajti Annabelle, në oborrin e saj të pasmë. 

Ajo u arrestuanë korrik të atij viti kur u kthye në të njëjtën klinikë, ku mësoi se ishte shtatzënë për të kërkuar një dokument lidhur me shtatzëninë e saj. Ky është momenti kur mjekët e pyetën se çfarë lindi dhe ajo rrëfeu se 'varrosi gjithçka'.  

Prokurorët thonë se ajo e rrahu vajzën dhe kishte kërkuar se si 'të shpëtonte nga një fëmijë' pasi zbuloi në prill se ishte shtatzënë. 

Avokatët e saj thonë se foshnja ishte e zbehtë kur lindi në dyshemenë e banjës dhe se nuk po merrte frymë prej momentit të lindjes. 

Avokatët e saj po ashtu thonë se ajo u frikësua dhe e varrosi më pas. 

Në paraqitjen e argumenteve në gjyqin e saj në Ohajo të mërkurën, prokurorët lexuan një mesazh me tekst që ajo i dërgoi nënës së saj pavarësisht se të dy palët pretendonin se nuk kishin dijeni për shtatzëninë e saj dhe në të shkruhej:

‘Jam shumë e emocionuar që më në fund mund të vesh diçka për drekë ...barku im është rikthyer dhe tani po i futem punës për ta bërë të mahnitshëm si dikur’.  

Ajo gjithashtu shkoi në palestër disa orë pas lindjes dhe mori një selfie në pasqyrë e cila tregonte barkun e saj. F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco