Video/ Grushtoi një grua jashtë një klubi në Londër, burgoset futbollisti 24 vjeçar

Video/ Grushtoi një grua jashtë një klubi në Londër, burgoset futbollisti 24 vjeçar

16:40, 20/08/2019
A+ Aa A-

Futbollisti londinez Andrew Akingbaje 24 vjeç, u cilësua “i rrezikshëm për gratë” nga gjykata në Inner London Crown Court, pasi pranoi sulmin ndaj 21-vjeçares Krystal Misioni jashtë një klubi nate të Londrës, në orët e para të ditës së Vitit të Ri 2019.

Sulmi brutal u kap në aparat fotografik dhe pamjet treguan ish-futbollistin, i cili i gjuante me grushta Krystal Misioni.

Sherri filloi për shkak të një mosmarrëveshje 'duke kërcyer në radhë', midis Krystal Misionit e miqve të saj dhe një grupi të grave që mbanin paruke blu, të cilave më vonë iu afrua Akingbaje, raporton DailyMail.

Image

Misioni i tha gjykatës se ajo tani vuan nga sulme paniku dhe thotë se ajo ka qenë shumë e frikësuar për të dalë në Londër që nga fillimi i vitit.

Patricia May, i tha gjykatës se Misioni ishte jashtë për natën e Vitit të Ri me tre miqtë e saj.

Ajo tha: 'Ata ishin në radhë kur disa femra u dalluan duke veshur paruke blu në radhë dhe pastaj akuzuan Krystal dhe miqtë e saj se kishin hyrë brenda.

Të gjithë hynë në klub dhe nuk pati telashe në klub, por erdhi një kohë rreth orës 3 të mëngjesit kur Krystal dhe shoqja e saj ishin në banjë kur një nga gratë me paruke blu hyri dhe i kërcënoi.

Situata duket se ka agravuar dhe më pas Andrew Akingbaje ka vazhduar ta godasë vajzën e re edhe pasi kishin dalë në rrugë. Pasi e lë të shtrirë në toke, i riu largohet me vrap.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco