Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Merr peng një autobus me 18 pasagjerë, kërcënon se do ti vërë flakën...

Merr peng një autobus me 18 pasagjerë, kërcënon se do ti vërë flakën...

14:34, 20/08/2019
A+ Aa A-

Një burrë i armatosur po mban peng 18 pasagjerë në një autobus në Rio de Janeiro dhe kërcënon se do t’i vejë zjarrin mjetit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja O Globo, agjentët e policisë dhe policia rrugore federale kanë rrethuar autobusin, që ndodhet në urën që lidh qytetin e Rio de Janeiro dhe Niteroi.

Rruga është totalisht e mbyllur për trafikun, duke sjellë probleme për qarkullimin në Rio, ku në këto momente është mëngjes. Sekuetro ka nisur rreth orës 6 me orën lokale.

Sipas zëdhënëses së policisë rrugore Sheila Sena, burri është identifikuar si një polic ushtarak dhe kërcënon të hedhë benzinë në autobus.

Autoritetet po përpiqen të negociojnë me sekuestratorin dhe deri tani 4 gra dhe 2 burra janë liruar. Krimineli, është i veshur me pantallona të zeza, këmishë të bardhë, një kapele dhe një shall.

Përveç një arme zjarri ai mban edhe një thikë, një pistoletë dhe një shishe benzine.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco