Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vrasja e politikanit gjerman, policia  merr në pyetje një djalë të ri

Vrasja e politikanit gjerman, policia merr në pyetje një djalë të ri

09:23, 10/06/2019
A+ Aa A-

Detektivët e kanë marrë në pyetje burrin në lidhje me vdekjen misterioze të politikanit gjerman Ëalter Lubcke.

Lubcke, president i distriktit në shtetin e Hesses nga partia e Angela Merkelit [CDU], u gjet me një plagë të marrë nga një armë në kokën e tij. Ai kishte qenë në terracën e shtëpisë së tij në Istha, afër Kasselit më 2 qershor.

Të shtunën, një burrë u vu nën “arrest provizor” pasi u analizuan të dhënat nga telefoni i Lubckes, por ai u lëshuar në orët e hershme të së dielës.

“Pyetjet nuk dhanë ndonjë provë se i dyshuari ishte i përfshirë në krim,” tha polici.

Hetuesit i mohuan pretendimet e Frankfurter Allgemeine Zeitung se personi në fjalë ishte një i ri që kishte ‘marrëdhënie private’ me Lubcken.

Policia iu ka bërë apel të gjithë atyre që kishin marrë pjesë në festivalin e birrës së Isthas, që u mbajt afër shtëpisë së Lubckes që t’i kontaktonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco