Zbulohet komploti: Putin po kërkon të rrëzojë Merkel nga pushteti

Zbulohet komploti: Putin po kërkon të rrëzojë Merkel nga pushteti

23:03, 19/12/2016
A+ Aa A-

Një komplot për të rrëzuar Angela Merkel nga pushteti është duke u zhvilluar nga hakerët rusë, sipas shërbimeve gjermane të sigurisë.

CIA dhe FBI, tashmë kanë akuzuar Kremlinin për sulme kibernetike, në favor të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Dhe tashmë, agjencia gjermane e sigurisë federale ka vërejtur "masa aktive" nga Rusia, në një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik, raporton sot media britanike “Express”.

Thomas Haldenwang, zëvendës president i agjencisë së brendshme të sigurisë BfV, ka paralajmëruar zyrtarët e lartë se, përsëri në qershor, Rusia mund të kryer një fushatë të sulmeve kibernetike dhe keqinformimit.

Ai pretendoi se qëllimi është "për të ndikuar në perceptimin publik dhe mendimin në vendin tonë, në dëm të qeverisë gjermane".

Kreu i BfV, Hans-Georg Maassen shtoi: "Ne zbulojmë gjithnjë e më shumë spiunazh agresiv kibernetik. Indikacionet e përpjekjeve për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare gjermane vitin e ardhshëm janë intensifikuar."

Teksa zgjedhjet afrohen, qeveria gjermane tashmë është e shqetësuar se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur për të rrëzuar Angela Merkel nga pushteti, raporton “Express”.

Kancelaria ka qenë një nga zërat kritikë më të mëdha të Rusisë, në përfshirjen e saj në Siri dhe Ukrainë.

Dhe gjatë një konference për mediat më herët gjatë këtij muaji, Merkel, e cila do të kandidojë sërish për Kancelare, ka thënë se, një fushatë sulmesh kibernetike dhe dezinformuese nga ana e Rusisë, është “e mundur”.

Megjithatë, zyrtarët rusë kanë mohuar pretendimet e gjermanëve, së bashku me ato të amerikanëve, se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e kaluar.

Ndërkohë, raportohet se SHBA, po përgatit një “sulm hakmarrje” ndaj Rusisë dhe Putin.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco