Gjermania ‘në alarm’/ Vende pune ka, por nuk ka punëtorë

Gjermania ‘në alarm’/ Vende pune ka, por nuk ka punëtorë

10:17, 05/01/2019
A+ Aa A-

Niveli i papunësisë në Gjermani ka arritur në 5% në dhjetor, niveli më i ulët që prej ribashkimit, duke mbyllur një vit të shënuar me rritje të refugjatëve në tregun gjerman të punës, sipas shifrave qeveritare të publikuara sot.

Sipas të dhënave të korrigjuara duke ndjekur ndryshimet sezonale, numri i të papunëve ka rënë me 14 000 persona në një muaj, sipas shifrave të Agjencisë për Punën.

Sipas të dhënave bruto, që janë më pak përfaqësuese në thelb por që shërbejnë si referencë për debatin publik, numri i të papunëve ka rënë me 175 000 në një vit.

‘Në 1 milionë refugjatë që erdhën veçanërisht që prej vitit 2015, 400 000 prej tyre janë duke zhvilluar një trajnim ose kanë filluar punë’, ka njoftuar në dhjetor presidenti i federatës së sipërmarrjeve gjermane (BDA), Ingo Kramer.

Për shkak të mungesës së krahut të punës, veçanërisht i theksuar në disa sektorë si kujdesi ndaj personave të moshuar, krerët e sipërmarrjeve gjermane nuk rreshtin së kërkuari një politikë imigracioni më të hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz05/01/2019 18:38

Vetem edvin qenefit nuk ja dhisni dot per punesimin, ne Shqiperine qe do edvin droga vende pune ka plot, por jo per njerez te ndershem. Per tu punesuar nen udheheqjen e edvin bajges, duhet te kesh qene i denuar per trafik narkotikesh, per trafik te qenjeve njerzore, per perdhunim, per vrasje ose vjedhje, atehere mund te punesohesh si siçilist.

Shto koment

Denonco