Sulmohet një kompleks qeveritar vriten të paktën 43 vetë

Sulmohet një kompleks qeveritar vriten të paktën 43 vetë

11:01, 25/12/2018
A+ Aa A-

Sulmi i kompleksit, i cili strehon ndërtesa nga ministria e Punëve Publike, Punës dhe Çështjeve Sociale, zgjati më shumë se shtatë orë ...

Sulmi ndaj një kompleksi qeveritar të hënën në Kabul në Afganiztan, nga personat e armatosur për gati 7 orë, la të paktën 43 të vdekur, sipas një zëdhënësi të Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin afgan këtë vit, tha Ministria e Shëndetësisë të martën.

Ky sulm vjen pas njoftimit - jo zyrtarisht të konfirmuar - të tërheqjes së ardhshme të rreth 7,000 të 14,000 trupave amerikane të pranishme në Afganistan, i cili u përshëndet prej njërit nga komandantët talebanë.

Sulmi mbi kompleksin, i cili strehon ndërtesa nga ministria e Punëve Publike, Punës dhe Çështjeve Sociale, zgjati më shumë se shtatë orë.

Shumica e viktimave janë civilë, tha zëdhënësi i ministrisë. Forcat Afgane vranë tre nga katër sulmuesit dhe liruan më shumë se 350 vetë që ishin bllokuar në kompleks, tha Najib Danish. Një sulmues i katërt u vra në një shpërthim bombe makinash, që filloi sulmin.

Ky sulm është më i madhi që nga 28 nëntori kur talebanët shpërthyen një makinë bombë jashtë ndërtesës që strehonte kompaninë britanike të sigurisë G4S, duke shkaktuar vdekjen e 10 vetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco