‘Jelekët e vërdhë’ nuk ndalen, ‘djegin’ Parisin, policia arreston 1723 persona

‘Jelekët e vërdhë’ nuk ndalen, ‘djegin’ Parisin, policia arreston 1723 persona

12:35, 09/12/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 1700 persona janë arrestuar në të gjithë Francën gjatë demostratave të ‘jelkeve të verdhë’, ndërkohë që këto të fundit janë shoqëruar me përplasje me policinë, duke dëmtuar një pjesë të mirë të Parisit.

Gjithcka ka ndodhur në kryeqytetin francez por edhe në qytete të ndryshme duke përfshirë Marsejën, Bordo, Lion apo dhe Toluzën, në javën e katërt të protestave në mbare vendin.

Gjatë ditëve në vijim, informacioni është se president Macron do të ketë një fjalim përpara popullit, ndërkohë që protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij.

Një total prej 1220 personash të 1723 të arrestuarve është vendosur në arrest shtëpie, lajmërojnë autoritetet.

Policia në Paris tha se 1082 arrestime janë bërë vetëm gjatë protestës së të shtunës, nga 412 që ishte numri i mëparshëm.

Ministria e Brendshme tha se në protestën e të shtunës ishin gati 136 mijë persona, i njëjti numër si në protestën e datës 1 dhjetor.

Por ishte sërish Parisi që u dhunua më shumë. Protestuesit u vunë zjarrin makinave, dogjën barrikadat dhe thyen xhama.

Autoritetet e qytetit thanë se jeleket e verdhë shkaktuan të shtunën më shumë dëmtime sesa në protestën e 1 dhjetorit. 8 dhjetor 136,000 protestues kishte 1,723 ndalime nga policia, 1 dhjetor 144,000 protestues,  412 arreste. 24 nëntor 174,000 protestues,  785 arreste dhe 17 nëntor 282,000 protestues, 282 arreste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco