Alarmi i OKB: Rrezikon ekzistenca e njerëzimit nga shkatërrimi i …

Alarmi i OKB: Rrezikon ekzistenca e njerëzimit nga shkatërrimi i …

13:39, 03/11/2018
A+ Aa A-

Bota duhet ta arrijë një marrëveshje të re për natyrën brenda dy viteve të ardhshme, në të kundërtën njerëzit do të jenë ndër speciet e para që do të rrezikohen nga zhdukja. Kështu deklaroi udhëheqësja e sektorit për biodiversitet në Kombet e Bashkuara.

Disa ditë para konferencës ndërkombëtare ku do të diskutohet kolapsi në ekosisteme, Cristiana Palmer tha se njerëzit në të gjitha shtetet duhet t’i bëjnë trysni qeverive të tyre që të vendosin objektiva më ambicioze deri në vitin 2020 për t’i mbrojtur insketet, zogjtë, bimët dhe kafshët që janë thelbësore për prodhimin e ushqimit në nivel botëror, ujin e pastër dhe zvogëlimin e niveleve të karbonit.

“Shkatërrimi i biodiversitetit është një vrasës i heshtur”, deklaroi ajo për “The Guardian”. “Kjo dallon nga ngrohja globale, ku njerëzit e vërejnë ndikimin në jetën e përditshme. Në rastin e biodiversitetit, ky ndikim nuk vërehet lehtë, por me kalimin e kohës mund të dallohen ndryshimet, por atëherë mund të jetë tepër vonë”, shtoi ajo.

196 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të takohen në Egjipt këtë muaj për t’i filluar diskutimet lidhur me një kornizë të re për menaxhimin e ekosistemeve botërore. Kjo ngjarje paraqet fillimin e një periudhe dyvjeçare të negociatave, të cilat shpresohet se do të përfundojnë me një marrëveshje të re botërore në konferencën e ardhshme që do të mbahet në Pekin në vitin 2020.

Pjesëmarrësit synojnë që kjo marrëveshje e mundshme ta ketë peshën e njëjtë me marrëveshjen për klimën e cila u arrit në Paris. Sidoqoftë, raportohet se kjo kjo temë ka marrë mjerisht shumë pak vëmendje, ndonëse shumë shkencëtarë kanë thënë se kjo çështje paraqet rrezik të njëjtë ose më të madh sesa çështjet tjera mjedisore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco