Hitleri përballë Leninit në zgjedhjet historike bashkiake në Peru

Hitleri përballë Leninit në zgjedhjet historike bashkiake në Peru

08:14, 26/09/2018
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku Hitler Alba po kërkon të rikthehet për një mandat të dytë në qytetin Yungar të Perusë, në Amerikën Latine, por ka përballë një kandidat të fortë të quajtur Lenin Vladimir Rodríguez Valverde. Disa nga slloganet e fushatës së ish-kryebashkiakut shkruajnë: “Hitleri po kthehet” apo “Populli është me Hitlerin”.

I pyetur për rastësinë e emrit, ish-kryebashkiaku tregon se babai i tij nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Adolf Hitlerin kur i vuri emrin. Alba thotë se kur mësoi më vonë se kush kishte qenë krimineli gjerman, kishte vendosur ta ndërronte emrin, po në fund e kishte mbajtur.

Ai nënvizon: “Unë jam Hitler i mirë” dhe thotë se nuk ka lidhje me ideologjinë e Adolf Hitlerit, ndërsa synimi i tij është një qeveri e ndershme dhe transparent në Yungar.

Hitler Alba do të përballet me një kandidat me Leninin, banor i një lagjeje fqinje, mirëpo njeriu që mban emrin e babait të Revolucionit rus nuk ka marrë ende dot lejen nga komisioni zgjedhor.

Gazeta “The Guardian” që përshkruan këtë rast, shpjegon se në Amerikën Latine, prindërit shpesh u vënë fëmijë emra ekstravagantë, pavarësisht nga përshtypja negative që mund të lënë jashtë vendit të tyre.

Vitin e kaluar, një lojtar me emrin Osama Vinladen u zgjedh për ekipin kombëtar të të rinjve të Perusë në futboll./Ruben Avxhiu, Illyria.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco