Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është një k...v e dështuar dhe një ...

Trump për kryeministrin e Malit të Zi: Ai është një k...v e dështuar dhe një ...

16:33, 15/08/2018
A+ Aa A-

Një situatë e tensionuar ishte parë në Samitin e NATO-s që u mbajt gjatë vitit të kaluar, mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Kamerat kishin kapur momentin kur Trump e kishte shtyrë Markoviçin ndërsa ecnin në një korridor në vendin ku po mbahej samiti në fjalë.

E për këtë moment dhe për atë se çfarë kishte ndodhur më tej, tregon në librin e saj ish-asistentja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Newman.

Ajo thotë se pas asaj që kishte parë në Televizion e kishte pyetur Trumpin se pse ka bërë një sjellje të tillë.

“E kam pyetur. U tregove pak agresiv, pse e bëre atë?”, shkruan Neëman në librin e saj.

“Oh, ai është i çmendur, ai është një ku*** e dështuar”, ka cituar t’i ketë thënë Trumpi.

Libri në fjalë është promovuar gjatë ditës së djeshme, ndërkaq flet për periudhën përderisa Newman ishte në administratën e Trumpit.

Kujtojmë se Trumpi ndezi edhe më shumë polemikat kur tha se Mali i Zi mund të jetë shkaktar për fillimin e luftës së tretë botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco