Pikërisht  ATA që s'kanë as besë e as fe, as moral , as komb e as Atdhe...

Pikërisht ATA që s'kanë as besë e as fe, as moral , as komb e as Atdhe...

11:14, 16/02/2024
A+ Aa A-

 Nga Adriatik Dosti

Ata bijtë e bijat, nipërit e mbesat e etërve të djeshëm...të ngjizurit nëpër mullarët e fshatit, nëpër zyrat e kryetarëve të kooperativave e të sekretarëve të partisë, nëpër zgëqet e qelbura të Sigurimit të shtetit e nëpër koridoret e frikshme të KQ të PPSH.

...Ata kurvarët e pa fytyrë e ato kurvat që sot shesin moral për moralin...po kërkojnë të miratojnë në Parlamentin e Shqipërisë Ligjin që ''dënon'' tradhëtinë bashkëshortore....hahaha ...

Të pa moralët kërkojnë moral se ju ka plasur bordell-hanja sheshit...

Ore ju mirë bëni që po e dënoni tradhëtinë bashkëshortore kësisoj...por kam frike se që nga nesër e mbrapa tre-çereku juaj do mbeteni pa burra e pa gra...

Dhe e dini pse?

Sepse Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron.

...Dhe kulmi është se teksa kërkojnë që ta dënojnë rëndë tradhëtinë bashkëshortore duke e klasifikuar si krim e vepër penale...nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë për një lloj tradhëtie tjetër edhe më të rënde akoma...Tradhëtinë ndaj Atdheut, ndaj kombit e popullit...ku në resht të parë të të cilave qëndron pikërisht Ai-shefi i tyre i madh që sot gabimisht e fatkeqësisht vazhdon të jetë Kryeministër i atij vendi...

E sa për kujtese ''ligjvënësve '' mavi...nëse tradhëtia bashkëshortore që nga nesër do të dënohet penalisht  me disa vite burg a gjobë ...tradhëtia kombëtare historikisht ka qënë dënuar me vdekje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco