Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Bashkimi i Partisë Demokratike, hapi i parë drejt fitores së vitit 2025

Bashkimi i Partisë Demokratike, hapi i parë drejt fitores së vitit 2025

16:32, 12/02/2024
A+ Aa A-

Nga Enri Vrenozi 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar për herë të parë mbledhjen e tij në selinë blu pas më shumë se 2 vitesh. Kjo mbledhje është pikënisja e fuqizimit dhe funksionimit të opozitës, që po i drejtohet zgjedhjeve të 2025, mbase në nja nga momentet e saj më të vështira.

Deputetët e Partisë Demokratike janë ngritur në lartësinë që ju kërkon detyra e tyre, duke lënë mënjanë përçarjen dhe duke u fokusuar tek beteja e tyre kundër narkoqeverisë së Edi Ramës. Kjo e sotmja është një ngjarje, që duhet të ndodhte shumë kohë më parë, por siç thotë populli më mirë vonë sesa kurrë. Deputetët e Partisë Demokratike duhet të nisin nga puna të bashkuar, në çdo qytet, fshat dhe lagje për të qënë pranë qytetarëve.

Opozita kërkon veprim dhe aksion gjë që i duhet për ripërtëritjen e saj si alternativë në sytë e qytetarëve. Protesta e 20 shkurtit është prova e parë nga shumë të tjera, për Partinë Demokratike dhe opozitën e vendit. Janë pikërisht deputetët dhe përfaqësuesit e tyre që duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për t’i ftuar ata ti bashkohen kësaj lëvizjeje që synon kthimin e normalitetit në vend.

Ky bashkim duhet të shërbejë si sinjal për të gjithë ata që kanë qënë skeptik për PD dhe opzoitën. Deputetët e kësaj force politike, mbi të gjitha kanë synim të mirën e përbashkët të qytetarëve, të cilët prej 11 vitesh gjenden nën terrorin e “Rilindjes” dhe këtë e treguan duke u bashkuar në luftën ndaj Edi Ramës, e cila në një mënyrë apo tjetër duhet të finalizohet me fitoren e zgjedhjeve të vitit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco