Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Xhaferri: Universitetet miliona euro për çështje sigurie, zero investime për kërkim shkencor dhe dije!

Xhaferri: Universitetet miliona euro për çështje sigurie, zero investime për kërkim shkencor dhe dije!

11:26, 21/11/2023
A+ Aa A-

Degradimi i arsimit shqiptar dekadën e fundit nuk ka të ndalur, teksa shifrat dhe faktet rrëzojnë çdo propagandë për rilindje të këtij sistemi, aq jetik për vendin dhe të ardhmen.

Sipas numrit të botimeve shkencore të publikuara, e cila funksionon si parametër të matjes së kërkimit shkencor, Shqipëria renditet e fundit në Evropë.

Studimi i prestigjiozes “Science” ka arritur në përfundimin se Shqipëria rezulton me 6 artikuj të botuar për 100 mijë individë, që përllogaritet si niveli më i ulët në të gjithë Evropën.

Në rajon, kryeson Serbia me 69 artikuj për 100 mijë individë, Mali i Zi e ndjek me 50 artikuj për 100 mijë individë , Maqedonia e Veriut me 21 artikuj për 100 mijë individë  dhe Kosova me 15 artikuj për 100 mijë individë.

Si një i ri i shkolluar në Angli ku kërkimi shkencor ishte Alfa e punës së çdo universiteti, por edhe si një sipërmarrës që operoj në këtë sektor prej një dekade, këto shifra i lexoj me shqetësim të thellë, për të ardhmen, pasi ndaj bindjen e plotë se Universitetet tona nga qendra dije do kthehen thjeshtë në kioska diplomash pa vlerë.

Shkenca dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social, teksa mungesa e përpjekjeve serioze për të fuqizuar këtë sektor po bëhet një pengesë e rëndë për Shqipërinë.

Sipas një studimi vetëm gjatë vitit 2022, gjashtë universitete publike kanë shpenzuar mbi 2 milion euro për rojet e godinave dhe mbi 120 mijë euro për karburant ndërkohë që për kërkimet shkencore kanë shpenzuar vetëm 16 mijë euro.

Korrupsioni, nepotizmi dhe mungesa e vizionit janë shkaqet që e kanë çuar arsimin shqiptar në një rrugë pa krye, teksa goditjen e fundit po ja jep shpopullimi, që po sjell pasojat me mbylljen e disa universiteteve publike në rrethe.

Përballë këtij realiteti duhet një reagim i fortë dhe mbi të gjitha duhen parashtruar alternativat tona për rikthimin e arsimit në shinat e dijes dhe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco