Xhaferri: Në fushatë i mbron krimi, në Parlament Garda, kërkojnë ndihmë dhe nga SPAK!

Xhaferri: Në fushatë i mbron krimi, në Parlament Garda, kërkojnë ndihmë dhe nga SPAK!

11:46, 01/11/2023
A+ Aa A-

Prej një dekade eksponentët e mazhorancës sipas modelit të Edi Ramës në fushata elektorale sigurinë ua besojnë grupeve kriminale nga Shkodra në Sarandë e nga Dibra në Durrës. Dosjet 339 dhe 184 janë vetëm maja e ajsbergut të këtij fenomeni.

Pamjet e fundit faktonin se në Shkodër eskortat e grupeve kriminale dhe Policia e Shtetit shoqëronin zyrtarët e të deleguarit e Partisë Socialiste në Qendrat e Votimit.

E njëjta panoramë ka qënë në të gjitha rrethet e Shqipërisë më 14 Maj, por edhe në zgjedhjet e 2021, 2017 dhe 2015.

Më 14 Mars të 2021 Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Elbasan vendosi një standard ku siguria e tij u mor përsipër nga krimi dhe garda.

 Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që ka gjysmën e bashkëpunëtorëve nën hetim nga SPAK, paska bërë kallëzim penal për deputetin Bledion Nallbati, a thua se Nallbati ka kriminalizuar Parlamentin dhe jo Edi Rama me të zgjedhurit e të cilit kanë mbushur burgjet ose janë në arrati.

SPAK dhe drejtësia duhet të ndalojnë së qeni kobure të Edi Ramës për vrasjen e mazhorancës.

Aksioni opozitar nuk do të ndalet deri sa të rikthejmë në shinat e kushtetuetshmërisë institucionet tona, që janë shndërruar si grupseksione të Partisë Socialiste!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco