Një 'Primadonna' burrë ...

Një 'Primadonna' burrë ...

09:29, 18/10/2023
A+ Aa A-

Nga Iva V. Grillo/

Sot pata rastin te shikoj ne lajme me detaje dimensionin e "spektaklit" ne samitin qe u zhvillua dje ne Tirane.

..tapetin e kuq, vallet, baletin, zbulimin pompoz te pikturave, dhuratat per funksionaret, gazetaret e ekipet e tyre, etj, etj...

Te merresh me fasaden e diçkaje nderkohe qe vemendja duhet te jete tek brendia dhe produkti, teorikisht eshte nje humbje kohe.

Por ndonjehere fasada qellon te jete objektivi dhe produkti i vetem i nje eventi...dhe mesa duket ky ishte rasti edhe i samitit te djeshem.

Nderkohe qe disa elemente argetimi jane me se te kuptueshme ne raste te tilla, kthimi i eventit ne nje "recital-cirk" te kryeministrit shqiptar ku ai shperfaqi gjithe egon dhe komplekset e tij te inferioritetit, ne kurriz te taksave te qytetareve te nje nga vendeve me te varfra te Evropes, eshte ne rastin me te mire nje mendjelehtesi e pashoqe...ndersa ne rastin konkret, nje abuzim i paster me parate e qytetareve.

Ne te njejten kohe eshte nje mungese e theksuar respekti per kohen e miqve te ftuar, te cilet duam te besojme se kane ardhur me qellimin per te bere pune serioze, ne nje aktivitet serioz dhe jo per te pare perpjekjet e deshperuara te nje deliranti qe do te marre vemendje me çdo kusht.

Mesa e njoh une psikologjine e qytetarit europian, besoj se per çdo funksionar shtetesh qe jep fonde per Shqiperine, do kete qene edhe nje moment kthjellimi se kush i menaxhon dhe ku shkojne parate qe japin qeverite e tyre per nje vend te varfer si Shqiperia...praktikisht dje u bene rrush, kumbulla e dardha qe i hengri egoja e madhe e "konferencierit" te samitit.

Nje kryeminister qe kerkon lemoshe sa here qe ka mundesi nga Evropa, duhet ta kuptoje se keto "recitalet" me luks e argetime te tepruara nuk gelltiten mire nga "bamiresit"...sado mirekuptues te hiqen ata.

Nderkohe, mesazhet e sforcuara me "valle minoritetesh" ne nje vend ku problem minoritetet nuk kane qene kurre, prezantimet pompoze te pikturave e alegorite vend e pa vend, baletrat e fjalimet patetike nuk jane gje tjeter veçse padurimi i dikujt per te kompensuar mungesen e produktit te vet qeverises me nje fasade plot drita e potere...

Eshte dhe ngutja e padurimi i nje njeriu me shume komplekse i cili mendon se i ka ardhur dita per te shkelqyer e "pataksur" dynjane.

Nje sjellje e pavend e nje "primadonna"-burre, gje qe e ben situaten akoma edhe me fyese per çdo shqiptar qe pret te perfaqesohet me seriozitet nga qeveritaret e tij.

Shqiperia mund t'i ofroje shume Evropes... shume me teper sesa argetim, aheng e shfaqje banale patetizmi.

#StopFarsesRama

#KryeministerPerTurp

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco