Kosova, kur Bush nga Tirana krah Berishës njoftonte pavarësinë dhe sot Macron krah Ramës kërcënon me sanksione dhe izolim!

Kosova, kur Bush nga Tirana krah Berishës njoftonte pavarësinë dhe sot Macron krah Ramës kërcënon me sanksione dhe izolim!

16:14, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Shqiptarët janë solidarizuar me Francën për sulmin e fundit terrorist, ku një arsimtar u vra nga ish-nxënësi i tij i radikalizuar.

Ky akt bëri që dhe vizita e Presidentit, Emanuel Macron, në Shqipëri në kuadër të Samitit të Berlinit të shtyhej.

Sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Macron të jepte përshtypjen se kishte ardhur për të përshëndetur një takim të Open Ballkan, pasi në mes të Tiranës foli për sanksione nga Franca për Kosovën.

Kryeministri Edi Rama në krah të tij vetëm miratonte qëndrimin e Macron si të ishte zëdhënës i Vuçiçit dhe jo kreu i Shtetit Shqiptar.

Lëvizja pa viza e shqiptarëve të Kosovës në Evropë nuk mund të kushtëzohet me asociacionin, pasi këtu nuk jemi në kuadrin e një marrëveshje por një pazari, që më vonë mund të hapë plagë të reja në Ballkan, siç po ndodh aktualisht në Bosnje.

Zoti Macron, autorët e sulmit terrorist në Banjskë ku u vra efektivi i policisë së Kosovës, nuk i kanë zyrat qëndrore në Prishtinë, por në mes të Beogradit.

Ideatori i atij sulmi nuk ishte në takimin e Samitit të Berlinit, pasi shefi i tij në Kremlin i kërkoi të ishte në Kinë, pasi Serbia i ka bërë zgjedhjet e saj dhe për ta dielli lind në lindje dhe jo në perëndim si për shqiptarët.

Liderët e tjerë të BE-së uroj të disantancohen nga këto qëndrime të Macron, pasi në të kundërt nga ndërmjetës të dialogut do të shndërrohen në shkëndijë të fuqisë së barutit.

Padyshim në këtë panoramë të trishtë për Kosovën, rol vendimtar ka Tirana Zyrtare, pasi në krye të saj është Kryeministri më i korruptuar i Ballkanit, Edi Rama, i cili për karrigen e tij shet jo vetëm Kosovën, por dhe familjen.

Kur vendin e qeveriste e djathta nga Tirana ish-Presidenti George Bush në krah të Sali Berishës, do të njoftonte pavarsinë e Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco