Xhaferri: Inceneratorët ose

Xhaferri: Inceneratorët ose "djegin" Ramën ose drejtësinë e re!

11:11, 06/10/2023
A+ Aa A-

Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pasi u dënua me 6.8 vite burg për Inceneratorin e Fierit, po me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit u dënua edhe me 5.8 vite burg për Inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë ish vartësi i tij, Alqi Bllako, mori pafajësi  për inceneratorin e Elbasanit dhe tashmë mund të lirohet pasi të përfundojë dënimin me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për incineratorin e Fierit.

Bisnesmenët në arrati Zoto, Mërtiri dhe Gugallja veç milionave që vijojnë t'u derdhen në llogari nga arka e shtetit edhe për djegësin e Elbasanit përfituan nga praktika e gjykimit të shkurtuar.

Duke parë vendimin e drejtësisë për inceneratorin e Elbasanit pyetja që shtrohet sot është nësë koka e kësaj mega afere korruptive është Lefter Koka?

Përgjigjia nuk ka nevojë për shumë mend, pasi i vetmi njeri që mund ta vinte në zbatim këtë mekanizëm është Edi Rama.

Zyrtari përgjegjës për ndjekjen e procedurave për këto dy PPP ishte Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, e në rrethanat e një hetimi të paanshëm Agaçi sot do duhej të ishte prapa hekurave për këtë aferë që në 30 vite do t'u kushtojë shqiptarëve rreth 1 miliard euro.

Copëzimi i kësaj dosje për të shpëtuar Ramën dhe Veliajn do të bëjë që inceneratorët të "djegin"  drejtësinë e re bashkë me paratë e shqiptarëve, veç mbetjet jo!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco