Viti i ri Akademik me vetëm 27 studentë në shkencat e ekzakte dhe auditoret bosh nga shpopullimi!

Viti i ri Akademik me vetëm 27 studentë në shkencat e ekzakte dhe auditoret bosh nga shpopullimi!

09:55, 02/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Universiteti i Tiranës, një nga institucionet e arsimit të lartë më të rëndësishëm në Shqipëri, renditet në 10 vendet e fundit mes universiteteve në Evropën Jugore. Nga 688 institucione arsimore që janë rankuar, ai i Tiranës është në vendin e 677, duke zbritur me rreth 200 vende nga një vit më parë.

Këtë vit akademik vetëm 27 studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në degët matematikë, fizikë dhe kimi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, shifër kjo alarmante dhe këmbanë alarmi për degradimin e sistemit tonë arsimor.

Këto fakte nuk janë rastësi por pasojë e dështimit të reformave në këtë fushë, teksa arsimi I lartë reflekton dramën e vërtetë të shoqërisë sonë, eksodin masiv të të rinjve.

Edhe këtë vit numri i atyre që janë ulur në auditoret e Universiteteve Publike dhe private në Shqipëri do jetë më ulët se në 2022.

Me dhjetëra djem dhe vajza të reja sot do duhej të uleshin në auditore, por shumë prej tyre zgjodhën emigrimin, duke rrezikuar jetën më gomone e duke lënë fatin e tyre në duar të disa trafikantëve që luajnë me mjerimin e shqiptarëve.

Mungesa e vizionit të një qeverie që drejtohet nga një shkollë-pak, i ka shndërruar Universitetet Shtetërore në çerdhe korrupsioni ku studimi dhe studenti janë të fundit në listën e prioriteteve.

Mjafton të kujtojmë se sot buxheti më i madh i universiteteve tona publike shkon për kompanitë e sigurisë, për mobilim zyrash, për udhëtime, dieta dhe aktivitete propagandistike, teksa kërkimi shkencor është mollë e ndaluar. Kjo ka bërë që universitetet tona në çdo rankim të autoriteteve të fushës të renditen të fundit në raport me cilësinë.

Universitetet e rretheve janë drejt mbylljes, teksa Universiteti i Tiranës me këto ritme do kthehet në një kioskë diplomash në Shqipërinë e vitit 2030.

Sot gjendja e universiteteve është dramatike, e duhet vizion dhe strategji për ti nxjerrë këto vatra të dijes nga bataku i korrupsionit dhe nepotizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco