Xhaferri: Tensionet në Veri dhe as videot erotike të SPAK nuk e shpëtojnë Ramën nga Afera McGonigal!

Xhaferri: Tensionet në Veri dhe as videot erotike të SPAK nuk e shpëtojnë Ramën nga Afera McGonigal!

16:53, 01/10/2023
A+ Aa A-

Që nga dita kur ish zyrtari i lartë të FBI Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare ku implikon Edi Ramën në afera korrupsioni, zhvillimet në Shqipëri dhe rajon kanë qenë dinamike.

Sa i përket zhvillimeve në Veri të Kosovë Kryeministri Edi Rama ka luajtur rolin e pengut, duke mbajtur krahun e autokratit Vuçiç dhe duke shitur Kosovën, e gjitha kjo me shpresën se Amerikanët do kërkonin ndihmën e tij për të qetësuar vëllanë e tij Aleksandër Vuçiç.

Por amerikanët si lojtarë të kalibrit të lartë në rrafshin ndërkombëtar, janë koshient se Edi Rama është vetëm një vasal i Beogradit pa asnjë lloj impakti rajonal, e kjo u dëshmua edhe në rastin e rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga milicia serbe.

"Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq.” Mjafton ky përshkrim i gazetarit gjerman Michael Martens për të kuptuar se kujt i shërben Edi Rama.

Ndërkohë ditët e fundit po qarkullojnë lajmë se video dhe mesazhe kanë rrjedhur nga SPAK pas ç’kodimit të telefonit të një të shumëkërkuari.

Së pari nëse kjo është e vërtetë jemi përpara një skandali të madh, pasi SPAK nuk mund të sillet si institucion gjobëvënës, pasi është e qartë se rrjedhja e videos është mesazh për ata që kanë pasur kontakte me të shumëkërkuarin, që ose të largohen ose të paraqiten vullnetarisht dhe financiarisht përpara SPAK. 

Drejtësia e re, sfidë kryesore ka vetë Edi Ramën, ndaj të cilit duhet të nisë një hetim për dosjen Mcgonigal.

Dosja McGonigal është një aferë e pastër korrupsioni, ku për llogari të McGgonigal qeveria ka favorizuar disa kompani nafte ruse, duke penalizuar ato amerikane, dhe për llogari të Edi Ramës, McGonigal u përdor si kobure për vrasjen e pluralizmit në Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco