Pse Rama është antishqiptar

Pse Rama është antishqiptar

21:44, 28/09/2023
A+ Aa A-

At Zef Pllumi thotë...

“Duhet ndërru truni i këtij populli. Prandaj mendimi im është që pa iu ndërru truni këtij populli- e truni ndërrohet në shkolla kryesisht- dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë”.

Ku është sistemi i arsimit sot ? Me mësues që nuk plotësojnë dot orët sepse të tille e ka bërë sistemin ky individ, pa llogaritur uljen e numrit të nxënësve pasi po ikin nga Shqipëria. Tekstet mësimore shpesh herë janë bërë meme në rrjet , tekstet bëhen për kapje tenderi, nxënësit janë rehat sepse askush nuk i rrëzon në përsëritje viti sepse bëhet nami, ndërkohë që Universitetet kanë vështirësi me numrin e studentëve ....në fakultetin e shkencave regjistrohen vetëm 27 studente, Kimi, Fizikë dhe Matematikë rrezikojnë të mbyllen, artet kanë veshtirsitë e tyre sepse edhe nëse mbarojnë me rezultate të larta kanë vetëm emigracionin si zgjidhje ose kamarier ....mësuesit janë nën stresin e largimit nga puna për arsye sepse të rinjtë po ikin çdo ditë dhe kjo është një ndër katastrofat më të medha kombëtare. 

Një grupim intelektual as që mendohet të ketë, pasi kërcenohen me bukë ata që punojnë.....dhe pjesa tjetër janë shitës nëpër rrugë ose ushqehen me bukë e ujë pasi nuk kanë asnjë mundësi punësimi në shtet ose privat pasi janë me mendimin ndryshe dhe mendimi ndryshe nuk pranohet .

Pse është antishqiptar Rama 

Çdo pëllëmbë e territorit Shqiptar është dhënë me PPP ose konçesion, asgjë nuk bëhet apo ndodh, thjesht betonizim dhe papunësi, për Ramën asnjë jetë Shqiptari nuk ka vlerë nëse nuk është me mendimin e Rames, këtë gje ai e deklaroi edhe në fushatën e fundit për zgjedhjet lokale ku tha ...Nëse votoni kundërshtarin ne nuk japim asnjë kokërr leku ....e faktoi me rritjen marramendëse të pagave të deputetëve e ministrave e zv.ministrave ......më pas ai del me projekte 3D dhe miliona euro vidhen , këtë e tregon çeshtja e inceneratorëve dhe sterilizimi .......

 

Rama shfaqet në krah të Vuçiç dhe fillon teorite e Ballkanit të hapur , përqafen, puthen, hanë dreka e darka, dhe fundi dihej, ajo nuk realizohet por miqësia vëllazerore e Ramës dhe e Vuçiç është e pandashme ........Vuçiç pas vrasjes së një efektivi policie në Kosovë deklaroi se edhe nëse na vrisni të gjithëve ne nuk do e njohim Kosoven. Rama deklaron se nuk mund të bëhem ndërmjetës mes Beogradit dhe Kosovës se kam konflkt interesi.

 

Pra pasi shkatërroi arsimin dhe artin u bë e mundur eleminimi i brezit i cili sa do pak në numër mund të shkollohej e të përgatiteshte për t” bërê Shqipërinë me punë e arsim, por në vend të kësaj çdo i ri zgjedh ikjen nga vëndi pasi u vra barbarisht shpresa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco