Xhaferri: Krimi gjunjëzon vendin, 3 të vrarë e 4 të plagosur në 2 ditë!

Xhaferri: Krimi gjunjëzon vendin, 3 të vrarë e 4 të plagosur në 2 ditë!

21:09, 27/09/2023
A+ Aa A-

Zef dhe Gjin Guri kanë rënë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Dukagjin, ku për pasojë ka mbetur i vdekur babai Zef Guri dhe i  plagosur i biri, Gjini, që po transportohet drejt Tiranës.

Ditën e djeshme në mes të Rrëshenit u krye krimi i radhës në dyert e Policisë, ku u vra Martin Bardhi dhe 3 qytetarë të pafajshëm u plagosën në këtë masakër, ndërkohë në mbrëmje kishte një atentat mafioz më një të vdekur në Durrës.

3 të vrarë e 4 të plagosur është një bilanc lufte, që tregon revanshin e krimit dhe dorëzimin e shtetit.

Taulant Balla mburret me arrestimin e Ujkut të Cërrikut dhe Encës, teksa qytetarët janë të pambrojtur përballë bandave që lajnë hesapet në rrugët e qyteteve tona.

Këto shifra dëshmojnë edhe njëherë se krimi e sfidon hapur shtetin pasi përgjatë kësaj dekade ka bashkëpunuar me ta.

Janë faktuar lidhjet e krimit më policinë, e kjo ka thelluar hendekun dhe çarjen e madhe mes policisë dhe qytetarëve.

Qytetarët kërkojnë rend dhe siguri dhe këtë nuk janë të aftë ata që në pushtet janë falë lidhjeve me krimin e organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco