Ndjesë publike zj Jozefina Topalli!

Ndjesë publike zj Jozefina Topalli!

15:35, 05/09/2023
A+ Aa A-

Nga Milaim Nela/

Sot dua ti kërkoj një falje PUBLIKE Zj Jozefina Topalli për kritikat ndoshta edhe të ashpra që i kam bërë ndër vite për qëndrimin e saj ndaj Lulzim Bashës!

Sigurisht unë kurrë nuk do te pajtohem me zj Topalli për krijimin e një partie 3 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021 por nga këndvështrimi i sotëm nuk besoj se do bënte asnjë diferencë sepse marrëveshja dhe humbja e dakorduar paskan qenë të kopsitura nga Luli.

Nëse ajo do krijonte një force politike në vitin 2017 unë do isha nga të parët që do e përkrahja dhe këtë e kam thënë publikisht edhe në të shkuarën.

Kam menduar se ajo e ka patur personale me Lulin por jo ajo e paska pikasur rrezikun e para dhe ndjej keqardhje që Dr Sali Berisha një politikan me nuhatje politike brilante nuk arriti ta kuptojë malinjitetin e këtij njeriu që i ka bërë kaq dëm opozitarizmit dhe mbi të gjitha Shqipërisë!

Kjo sigurisht ngre pikëpyetje të tjera se si një anonim kallushan në dukje u katapultua në sferat më të larta të politikës e pushtetit duke njollosur me korrupsion të përfolur edhe veprën më të madhe të tranzicionit shqiptar siç është Rruga e Kombit.

Kjo akoma më shumë ngre pyetje edhe për Dr Berishën se si e mbështeti një njeri të tillë qoftë edhe me mosreagim pas marrëveshjes famëkeqe të vitit 2017 me Edi Ramën!

Unë mendoj se ne dhe publiku në tërësi kemi nevojë për sqarime se si ndodhi kjo!

Edhe njēherë NDJESË Zj Topalli!

PS: Unë e di që ju nuk e lexoni dot këtë shkrim timin pasi jam i bllokuar nga ju në rrjetet sociale por kemi shumë miq të përbashkët e shpresoj që dikush prej tyre do ju a sjellë mesazhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco