Zhdukja e kontratës origjinale të Sterilizimit nuk e bën Beqajn steril në këtë afere!

Zhdukja e kontratës origjinale të Sterilizimit nuk e bën Beqajn steril në këtë afere!

16:07, 20/08/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Zhdukja e kontratës origjinale të koncensionit të Sterilizimit është dëshmi e metodave mafioze me të cilat operon kjo qeveri me lekët e shqiptarëve.

Ashtu si kriminelët zhdukin çdo provë të krimeve të tyre, përmes djegies, edhe Ministri dhe shpura e tij kanë asgjesuar kontratën origjinale, por kjo nuk duhet të pengojë SPAKU-un që të çojë deri në fund hetimet dhe kjo dosje të finalizohet duke shkuar tek Beqaj e më pas Rama, e kjo bëhet vetëm duke gjurmuar paratë.

Sot Beqaj, pranoi hapur se tenderi korruptiv është bërë vetëm për qëllime vjedhje, pasi qendra e sterilizimit ndodhej në QSUT, një investim I bërë nga qeveria Berisha që në 2009, por nuk ishte vënë në punë për shkak të mjekëve specializante.

Ministria e Shëndetësisë në vend që të gjente vetë mjekët specializantë, vendosën ti japin një kompanie anonime tenderin 100 milionë euro, mikut të tyre Ilir Rrapaj, I ardhur nga Italia, teksa po nga ky vend solli të gatshme skemën për konçensionin.

Hetimet kanë faktuar se tenderi ishte I paracaktuar dhe kostumi i procedurave ishte qepur posaçërisht për kompaninë e Frate Ilir Rrapajt, që ashtu si Zoto e Mërtiri, ishte shumë dorëlëshuar për të udhëtuar së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë mes tyre edhe Ministrin Ilir Beqaj.

Ky me reagimin që bëri sot, teksa fliste për arritjet e shëndetësisë nën drejtimin e tij më solli ndërmend vogëlushin Kristi Maze, që humbi betejën me jetën për shkak të babëzisë së Ilir Beqajt dhe burokracive të sistemit shëndetësor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco