Shkruaj me dritë-Nga Felix Bilani

Shkruaj me dritë-Nga Felix Bilani

15:36, 19/08/2023
A+ Aa A-

193 vite  nga fotografia e parë e realizuar nga Nicéphore Niépce, e më pas Louis Daguerre bashkohas i Niepce ku edhe gjyqi për të drejtën e zbulimit të fotografisë mbaroi rreth viteve 90 Sot dita botërore e fotografisë. Në Shqipëri fotografia hyri më 1839 pra 17 vjet nga zbulimi i artit të fotografisë.

Babai i teknikës së fotografisë në Shqipëri mbahet piktori dhe fotografi italian Pietro Marubbi, i cili u vendos në Shkodër gjatë viteve '50 të shekullit 19. Me pajimet fotografike çeli të parin mjedis fotografik “Studio Marubi”. Fotografitë më të vjetra që kanë mbijetuar janë të viteve 1858. Fotografoi më së shumti portrete personale dhe familjare, por gjithashtu edhe ndodhitë politike në Shkodër dhe vise rrethepërqark Shqipërisë Veriore. Shumë prej fotografive të tij u publikuan në shtypin perëndimor si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London Neës”.

Fotografia në Shqipëri gjeti një përqafim të menjëhershëm ku gurë të rëndë në themelin e artit të fotografisë ishte dhe Shan Pici që nga çirak në studion e Marubëve u bë një ndër emrat e fotografisë Shqiptare, kemi zërin ndryshe në fotografinë Shqiptare siç është Kristaq Sotiri i cili pasi erdhi nga Amerika hapi studion e tij në Korçë ku butësia e dritës së tij na ka lënë pas një pasuri të rralle në pllaka xhami të cilat po shkatërrohen çdo ditë.

Fotografia Shqiptare pati një zhvillim shumë të madh falë pasionit të shumë fotografëve edhe pas luftës së dytë botërore, ku emrat si Ilo Golloshi, e më pas i biri Alqi Golloshi, emra të tjerë si Leon Çika, Nikolin Baba, Piro Naçe, Mihal Progonati, Niko Xhufka, edhe pse në periudhën e diktaturës ata zhvilluan një art jashtë propagandës së kohës ku negativët e realizuar nga këto breza ishin dhe shkolla jonë e fotografisë.

Pas viteve 90 fotografë si Lulzim Lika, Armando Babani, Eliano Kalemi, Arben Çeli, Plator Ilo, Gent Shkullaku, Albes Fusha, etj., nisën fotografinë ndryshe nga ajo e kohës së para ’90, pra fotografia kaloi në gazetarinë jo propagandeske ku ngjarjet që kaloi vendi ynë janë të pasqyruara krahas fotografëve me zë në vendet perëndimore, pra një shkollë tjetër nisi të bëjë dhe botojë fotografi.

Ajo çfarë në perëndim njihet si shkolla shqiptare e fotografisë Studiuesi Ermir Hoxha e sjell në botimin e tij akademik Historia e Fotografisë Shqiptare .

Por nuk është vetëm kaq ky udhëtim i fotografisë. Në vitet 2000 filloi dhe shkatërrimi i këtij arti ku një botues i asaj kohe nxori teorinë që gazetari duhet të bëjë dhe fotografinë, këtu filloi dhe rënia e fotografisë Shqiptare pasi u kalua në porosi, gazetar fotograf ku këta gazetarë të papërgjegjshëm të asaj kohe, servilë të botuesve jepnin mënd edhe për dritën dhe kompozimin apo momentin e fotografisë dhe si pasoj u ndërpre kreativja, pasi po në këto vite ishte dhe fillimi i shkatërrimit të gazetarisë ku peripecitë e fotografisë ishin të mëdha ku e para që humbi ishte fotografia pasi filloi të rikthehet sërish fotografia rutine pa emocione pa lëvizje pa shprehje dhe kjo nga një sistem gazetaresk në paaftësi totale mbi imazhin gjë që vazhdon edhe sot.

Sot fotografia shqiptare gjendet në agoni nga të ashtuquajturit tallavaizëm, mungon fryma e artit, mungojnë kronikat, mungon dokumentimi i Shqipërisë i cili ka mbetur nën amatorizmin e një smartphoni... ku këshilltar dhe vetë ministria e kulturës mund të ketë qëllim shkatërrimin përfundimtar të kësaj fushe të artit me amatorizmat që organizohen dhe paratë që paguhen për këto amatorizma,  ashtu si në çdo  fushë tjetër të artit shqiptar, sepse ndryshe nuk mund të perceptohet që amatorët dhe disa shtëpi botuese tejet amatoriale kanë arritur me sukses shkatërrimin e plote te fotografisë shqiptare.

*Fotojournalist & photographer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco