Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

10 urdhëresat e gjyshes

10 urdhëresat e gjyshes

18:13, 11/08/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

1-Propaganda është nona e çdo suksesi.

2-Një turp i madh (aferë e madhe korruptive) mbulohet gjithmonë me një turp edhe më të madh.

3-Popullin vidhe, ledhatoje e hutoje sa të mundesh para çdo palë zgjedhjesh, dhe pastaj vidhe prap sa të mundesh.

4-Që të bësh gjumin i qetë, duhet me e nginjur “qenin”(watchdog) mirë që të mos lehë vend e pa vend e të të nxjerrë gjumin

5-Që të kesh jetëgjatësi në krye, rrethoje veten me budallenj, që të spikasësh mes tyre.

6-Miqtë (ndërkombëtar) mbaji mirë, ai që nuk blihet me para, blihet me shumë para.

7-Pushtetet mos i ndaj nga njëri-tjetri se nuk arrihet balanca mes tyre secili në qef të tij. Një kokë duhet për të gjitha punët e shtetit, jo 100.

8-Shokët mbaji afër aq sa ke nevojë, s’ka shokë të përjetshëm kur në diskutim vihet koka jote.

9-Në mbretërinë e budallenjve mjafton të dish shkrim e këndim.

10-Mos e trego asnjëherë orgjinën e saktë të gjyshes. Sajoje sipas rastit dhe nevojës.

p.s- Nëse të pëlqyen urdhëresat e gjyshes, ndaje edhe me miqtë që t’i mësojmë edhe ata  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco