Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Turizmi në Shqipëri: Përballja mes një parajse të fshehur dhe sfidave të zhvillimit

Turizmi në Shqipëri: Përballja mes një parajse të fshehur dhe sfidave të zhvillimit

10:49, 10/08/2023
A+ Aa A-

Nga Xhuljana Dreshaj/

Nuk ndodh në shumë vende që nga maja e malit të Llogarasë të zbresësh në Dhërmi për gjysëm ore, si dhe nga Lëpusha për pak orë të jesh në Velipojë.

Diversifikimi i ofertës që ne kemi nuk ndodh kudo, që në një vend të të japin paketën e turizmit malor, turizmit detar, paketën e kulturës dhe agroturizmit është vërtetë bekim.
Bekim ky si shumë të tjerë që ne kemi por që nuk dimë t'i mbrojmë, promovojmë dhe zhvillojmë ashtu siç duhet.

Turizmi është një ndër bazat kryesore të ekonomisë    në Shqipëri   pasi gjatë gjithë vitit sjell të ardhura të konsiderueshme për ekonominë dhe bizneset që ofrojnë shërbimet në këtë fushë.

Sipas Instat vetëm vitin që shkoi Shqipërinë e vizituan më shumë se 7.8 milionë turistë, pra praktikisht gati sa 3-fishi i popullsisë së vendit tonë.

Ky është një tregues mjaft i qartë për rëndësinë dhe rolin e turizmit në Shqipëri.

Turizmi ndahet në dy kategori kryesore, ai i turizmit historiko-kulturor, pra flasim për zakone, tradita, qytete, kala, site turistike, si edhe  turizmin e bazuar në resurset natyrore që janë lumenj, male, liqene, fusha etj.

Për fatin tonë të mirë ne si vend edhe pse me vetëm 28.000 km2 i ofrojmë më së miri të dy llojet e turizmit.

Megjithatë, zhvillimi i turizmit është penguar nga disa faktorë dhe problematika thelbësore, një prej sfidave kryesore për turizmin në Shqipëri është mungesa e infrastukturës së zhvilluar e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë pengon qasjen e lehtë të turistëve tek destinacionet turistike.

Vlen për tu përmendur rasti i Apolonisë e cila është lënë në harresë nga qeveria, pa rrethim, pa mirëmbajtje dhe kryesorja me një rrugë thuajse të shkatërruar me gropa që nuk ofron as siguri, as komoditet udhëtarëve.

Është nevojë e domosdosshme që autoritetet përkatëse të investojnë në rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe shërbimeve publike.

Mungesa e promovimit është një tjetër dobësi e turizmit shqiptar.

Vitet e fundit po ndodh një fenomen që alpet tona po mediatizohen ndërkombëtarisht por jo nga ne, por nga të huajt, gjë qe ndodh për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale.

Është e domosdosshme të zhvillohen sa më shumë projekte të përbashkëta promovimi me autoritetet vendore në bashkëpunim me të huajt që të
mund të mediatizojmë e promovojmë sa më shumë Shqipërinë dhe perlat që natyra i ka dhuruar vendit tonë.

Për t'u përmbushur kërkesat dhe nevojat per turizmin e suksesshëm është e nevojshme të investohet në mbrojtjen e mjedisit si dhe në mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore.
Fondi prej 150 milione lekësh i caktuar nga qeveria është qesharak dhe sigurisht i pamjaftueshëm. Me një fond të tillë i cili është i barabartë me çmimin e një biznesi në Tiranë është e pamundur që të bëhet mirëmbajtja dhe restaurimi i trashëgimisë sonë kulturore.

Në Shqipëri numërohen 154 kala dhe në total 200 site historike të qytetërimeve të hershme, dëshmi e qartë e historisë, lashtësisë dhe mundësisë së pafundme të tërheqjes së turistëve të huaj. 

Pikërisht nga të gjitha këto kala vetëm 10 prej tyre janë të mirëmbajtura, nëse mund ti quajmë të tilla, pjesa tjetër janë komplet të pazbuluara, të pa studiuara dhe janë lënë në mëshirë të fatit dhe gërryerjes shekullore që shkaktojnë faktorët e jashtëm.

Qeveria duhet të kthejë menjëherë prozhektorët e saj të vëmendjes tek zhvillimi i turizmit. Turizmi është shërbim por aktualisht në Shqiperi një shërbim i cili lë shumë për të dëshiruar. 

Jemi të bekuar me një varg të pafund pasurish natyrore e historike, qe e kemi për detyrë t'i mbrojmë, t'i trashëgojmë tek brezat e ardhshëm si dhe t'i promovojmë tek të huajt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco