Pasi fikëm radarët për Habilajt, në bazën e Zall Herrit mbollën kanabis mjeksësor për forcat e NATO-s!

Pasi fikëm radarët për Habilajt, në bazën e Zall Herrit mbollën kanabis mjeksësor për forcat e NATO-s!

15:19, 05/08/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Kur Shqipëria nën qeverisjen e djathtë të drejtuar nga Sali Berisha, do të anëtarësohej në NATO, Edi Rama dhe shpura e tij do sulmonin këtë arritje, duke mos ngurruar NATO-n ta quanin NATA për Shqipërinë!

 Me ardhjen e Rilindjes në pushtet bazat ushtarake u vendosën në dispozicion të trafikantëve të kanabisit kundrejt qirave të larta dhe angazhimit në fushatë, teksa me urdhër të  Ministres së Mbrojtjes fikeshin edhe radarët kur kalonin nga Shqipëria drejt Italisë gomonet me kanabis të Habilajve&Co.

 Së fundmi rezulton se dhe bazat ushtarake në Kryeqytet, vetëm pak kilometra larg zyrës së Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi janë kthyer në hambar kanabisi, siç është rasti i bazës së Zall Herrit. 

Kjo përbën një shkelje të rëndë të sigurisë kombëtare, dhe Presidenti Begaj si një përfaqësues i armatës së ushtarakëve duhet të mbledhë urgjentinsht Këshillin e Sigurisë.

Ky skandal rrezikon masa ndëshkuese edhe nga vetë NATO, organizëm të cilin prej një dekade nuk e furnizojmë me ushtarë por së fundmi po e furnizojmë me kanabis.

Shqipëria sot është shndërruar në delen e zezë të mbarë Evropës për çështjet e drogës dhe kjo arritje nuk do ishte e mundur pa projektin ogurzi të Edi Ramës për të bazuar ekonominë kombëtare mbi krim dhe korrupsion. 

Pasojat e kanabizimit të vendit janë mijëra të burgosur burgjeve të Evropës në 10 vite, qindra të vrarë, dhjetra familje në borxhe dhe mjerim, rikthim i gjakmarrjes në veri dhe eksod masiv, duke u renditur të dytët si azilkërkues në BE pas Sirisë.

Ky sekt duhet ndëshkuar sa më parë pasi po lë peng tek krimi i organizuar të ardhmen e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco