Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Taksa e Sheshtë dhe Taksa Progresive: Avantazhet dhe disavantazhet e secilës taksë dhe cila është më e dobishme për tu zbatuar në Shqipëri

Taksa e Sheshtë dhe Taksa Progresive: Avantazhet dhe disavantazhet e secilës taksë dhe cila është më e dobishme për tu zbatuar në Shqipëri

18:35, 02/08/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të Verës së Ideve Departamenti Brain Gain vjen me një emision të parë Podcast.

Linku për ta dëgjuar në Spotify : https://open.spotify.com/show/0VS4Qbgh6ZFD2FBkgDNRiL

Taksa e Sheshtë dhe Taksa Progresive: Avantazhet dhe disavantazhet e secilës taksë dhe cila është më e dobishme për tu zbatuar në Shqipëri.

I ftuar Florjon Mima me pjesëmarrjen e tre anëtarëve të “Departamentit Brain Gain” Gerti Toku, Gledis Muhametaj, Klea Duçka.

Taksa e sheshtë dhe taksa progresive janë bërë gjithnjë objekt debatesh dhe polemikash midis ekonomistëve dhe politikanëve. Në kushtet e stagflacionit aktual në Shqipëri, ku inflacioni dhe papunësia janë gjithnjë e më tepër në rritje, duket se përgjigjia për të dalë nga kriza është aplikimi i taksës së sheshtë.

1. Thjeshtësia: Sistemet e taksave të sheshta janë më të lehta për t'u kuptuar dhe administruar në krahasim me sistemet e taksave progresive, dhe duke qënë kështu arrihet dhe tërheqja e investimeve të cilat janë shumë të nevojshme për një vend si Shqipëria sidomos në këto momente ku ekonomia është në rënie dhe papunësia në rritje.

2. Tërheqja për investime të huaja: Një normë e sheshtë tatimore mund ta bëjë një vend më tërheqës për investitorët e huaj. Krijon një mjedis tatimor transparent dhe të qëndrueshëm, duke reduktuar pasiguritë dhe duke tërhequr flukset hyrëse të kapitalit.

3. Reduktim i evazionit fiskal: Me një sistem të thjeshtuar tatimor, bëhet më e vështirë për individët dhe bizneset të manipulojnë ose shmangin taksat. Kjo mund të çojë në rritjen e pajtueshmërisë tatimore dhe mbledhjes së të ardhurave.

Ekzistojnë një seri argumentesh kundër sistemit progresiv të taksimit: taksa progresive është një mënyrë e kamufluar shpronësimi e konfiskimi, pra një shkelje e të drejtës së individit/kompanisë për të gëzuar në liri të plotë të ardhurat e siguruara në një treg të lirë; kjo lloj takse stimulon maksimalisht evazionin dhe “emigrimin” fiskal si dhe tentativat për t’iu shmangur detyrimeve; është një sistem taksash që ka kosto të lartë funksionimi si për shtetin ashtu dhe për bizneset, që është shumë i komplikuar në hartimin, dokumentacionin dhe realizimin e tij; është demotivues për rritjen e prodhimit dhe të ardhurave, ndërkohë që çdo mosfunksionim cilësor i administratës fiskale perceptohet si “abuzim, ndëshkim apo inkuizicion fiskal”; taksa progresive është në kundërshtim me efektet e pritura nga avantazhet krahasuese dhe specializimi i punës dhe prodhimit; është shumë e komplikuar dhe e vështirë të aplikohet në rastet kur kemi persona apo biznese që kanë të ardhura të çrregullta nga njëri vit në tjetrin; nxit shpërbërjen apo “parcelizimin” e bizneseve duke ndikuar negativisht në eficencën ekonomike; etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco