Gjeneralisimo Trujillo ‘vs’ Edi Rama

Gjeneralisimo Trujillo ‘vs’ Edi Rama

14:39, 28/07/2023
A+ Aa A-

Nga Bislim Ahmetaj/

Jam duke lexuar me vëmendje të shtuar romanin "Festa e cjapit" të Nobelistit peruan Mario Vargas Llosa.

Jo thjesht se jam me pushime, pasi për pushime është luks të lexosh "Vajzën e prapë", " Shtëpia e gjelbër" apo të tjera romane që i kam kredhur me kënaqësi nga ky autor.
Por vetë ne, kombi ynë i lashtë jemi duke jetuar nën një diktaturë "demokratike" pa formë, pa përmbajtje, pa ideologji, ku absurdi dhe gjama, ku korrupsioni dhe injoranca qeverisin dhe përdhunojnë çdo parim, çdo ligj dhe rregull që ju afrohet shtetasve tanë sipas një rregullsie dhe pranimi njëlloj si populli në Republikën Domenikane të viteve 30-61 nga Konstitucionalilistët e zëshëm që kishin mbaruar universitetet më të mira të Amerikës, Francës dhe Gjermanisë.

Ky roman pa asnjë dyshim sipas mendimit tim, por jo vetëm, është skaneri më i imtë, më i saktë, më shterruesi që analizon në detaje jetën e një diktatori i cili qeverisi ishullin e vogël të karaibeve në Amerikën Latine për 30 vite, Republikën Domenikane nga viti 1930 deri më vitin 1961.

Nën një diktaturë thuajse të përsosur ku shërbimi sekret kontrollonte gjithçka, një diktaturë që nuk ishte as komuniste, as terroriste, as fetare, as imperialiste.

Ishte thjeshtë një diktaturë imorale që nuk njihte asnjë limit në degjenerimin, përuljen, fyerjen dhe shtypjen e përsonalitetit të njeriut.

Një diktaturë që promovonte njerëzit më të ultë të shoqërisë njerëzore që pranojnë të thyejnë shtyllën kurrizore, të shkelin mbi traditën, familjen, nderin, ritet, mitet, historinë dhe kulturën kombëtare.

Një diktaturë që promovonte vesin dhe shkelte me çdo mjet dhe formë vyrtytin.

Një diktaturë që korruptonte dhe bënte për vete me format më perverse dhe më delikte shtresën më të arsimuar të shoqërisë.

Një diktaturë që banditët, kriminelët, trafikantët dhe të fortët e lagjeve i kishte aleatët dhe bashkëpunëtorët thelbësor.

Një diktaturë që shpërblente me pasuri kombëtare dhe fonde publike të gjithë vrasësit dhe bashkëpunëtorët thelbësor.

Një diktaturë që për moral kishte imoralitetin, dhe për nder kishte përversitetin.

Ky diktator quhej Refael Trunidos Trujillo, por që nga vendasit dhe nga përkrahësit e kohës thirrej me nofkat Bamirësi apo Gjeneralisimi, diktator që e shpoj dhe e çoj në përtej jetë plumbi i bëmave të tij.

Se kam ndërmend të bëj asnjë analizë kritike rreth romanit që vjen si një rrëfim i vajzës së njërit prej shërbëtorëve më të devotshëm të kësaj diktature që e tjetërson njeriun.

Veçmas përmes kësaj parashtrese dua të apeloj që ta lexoni këtë libër, ose në qoftë se nuk keni kohën, kulturën dhe durimin për ta lexuar, të paktën reflektoni, refuzojeni diktaturën e ngjashme që po vendos Edi Rama në Shqipëri.

Duke vjedhur dhe shpërndarë tek mbështetësit e tij vendas dhe të huaj çdo pasuri kombëtare, duke persekutuar, burgosur dhe pse jo duke vrarë çdo bashkëpunëtor të tij, duke detyruar të "arratiset" çdo njeri që nuk i qaset shijeve të Gjeneralisimo Ramës.

Të më ndjeni ju "urtakët" e hurit dhe të konopit që ju ka përdorur këto vite Rama, edhe ju fjetakë rjepacakët që e shtrini qafën përpara se t'jua lypë kasapi, edhe ju intelektualucët që përdorni letra higjienike për të fshirë djersët, edhe ju biznesmenët dallkaukë që shtini kryet mes këmbëve kur shfaqet Gjeneralisimo Rama, nuk po ju kërkoj ta vrisni siç vepruan domenikanasit e viteve të gjashtëdhjeta, por të paktën ta braktisni, ta lini të vuaj nga sëmundja e klaustrofobisë së tij të dukshme akoma pa na ç'mendur, ç'nderuar dhe ç'moralizuar të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco