Xhaferri: DASH skanoi kriminalizimin e ekonomisë “Made in Rama”!

Xhaferri: DASH skanoi kriminalizimin e ekonomisë “Made in Rama”!

17:57, 27/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Prej javësh në Shqipëri kryefjalë e ekonomisë është rënia e euros, që ka pasoja fatale për ekonominë e familjeve shqiptare dhe eksportuesve.

 Kjo politikë vrastare e dirigjuar nga qeveria është si pasojë e injektimit të parave të krimit në ekonomi por dhe të parave të korrupsionit galopant. 

Sot një të riu i duhen 50 vite për të blerë një apartament në Tiranë, kjo për shkak se në sektorin e ndërtimit po pastrohen paratë e korrupsionit dhe krimit, skema që aplikohen nga kokat e qeverisë, siç ishte rasti i Arbën Ahmetajt.

Raporti i fundit i DASH është një këmbanë alarmi për ekonominë e brishtë shqiptare, që po mbytet në detin e parave të pista të krimit të organizuar transnacional. 

Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve,  saktësohet se investimet e huaja janë penguar nga korrupsioni qeveritar, ndërsa investitorët bien pre e shantazhit nga administrate publike dhe krimi.

Kjo klimë biznesi nuk është as në vendet e magrebit dhe kjo ka një emër, që quhet Edi Rama, njeriu që si askush tjetër në Evropë kriminalizoi politikën dhe ekonominë e vendit të tij.

Në raportin e DASH ngrihet alarmi për pastrimin e parave dhe mungesën e luftës kundër informalitetit që ende ngelet shumë i përhapur në Shqipëri.

Ky raport duhet të lexohet me kujdes nga çdo shqiptar që duhet të shqetësohet realisht për të ardhmen e fëmijëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco