Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Vota masive, ilaç për çdo tentativë manipulimi të sektit të Rilindjes!

Vota masive, ilaç për çdo tentativë manipulimi të sektit të Rilindjes!

20:43, 21/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Vota masive, ilaç për çdo tentativë manipulimi të sektit të Rilindjes!

Qytetar të nderuar të Rrogozhinës, miq e dashamirës!

Jemi krejt të vetëdijshëm se këto orë po përballeni me tentativa për tjetërsimin e votës, pasi kjo është e vetmja shpresë e rivalëve tanë për të mbajtur pushtetin në Rrogozhinën e njerëzve të lirë!

Por mos u frikësoni, ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tuaj për të votuar dhe që vota juaj të mbrohet e të lexohet ashtu siç është shkruar nga ju dhe jo siç u veprua në 14 Maj!

Ju ftoj të denonconi pranë strukturave tona çdo rast të tentativës për blerje të votës, ose për shantazh dhe ne do jemi pranë jush dhe përgjegjësit do përballen me forcën e ligjit. 

Vota masive në  23 Korrik do ç’rrënjosë  nga themelet çdo tentativë manipulimi dhe blerje të votës, ndaj miqësisht u ftoj që të dilni masivisht në votime dhe të ndëshkoni me votë ata që duan të blejnë të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Ju ftoj që të Dielën kur të drejtoheni tek kutitë e votimit, duhet ta dini që me votën për Shkëlqim Hoxhën po votoni për familjen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe për dinjitetin e familjes suaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco