Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kupola e administratës së Bashkisë së Tiranës, dyndet në Rrogozhinë

Kupola e administratës së Bashkisë së Tiranës, dyndet në Rrogozhinë

17:00, 18/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri, kreu i FRPD

Kupola e administratës Tiranë, me në krye Erion Veliajn, drejtora të IKMT, AKU dhe Mjedisit, kanë zbarkuar në këtë qytet dhe po ushtrojnë presione karshi bizneseve dhe qytetarëve më qëllimin e vetëm që në 23 korrik të votojnë kandidatin e mazhorancës, Edison Memolla.

Memollajt sipas protokollit Rraja të implementuar nga mazhoranca, janë në krye të mercenarëve që intimidojnë qytetarët, si i vetmi mjet që u ka mbetur për të mbajtur Bashkinë që vodhën falë të burgosurve në 14 Maj.

Përballë kësaj panorame autoritetet e rendit kanë zgjedhur heshtjen, teksa qytetarët dhe demokratët e Rrogozhinës janë pa asnjë mbrojtje përballë mercenarëve të mazhorancës.

Këta qytetarë që në 14 Maj sfiduan çdo tentativë të tjetërsimit të votës, duke votuar dhe nxjerrë fitues me vota të rregullta Shkëlqim Hoxhën, në 23 Korrik e vetmja gjë që presin nga autoritetet është t'i mundësojnë të votojnë të lirë.

Koha e kryebashkiakut të emëruar dhe të zgjedhur në krye të Bashkisë nga votat e burgut ka perënduar, teksa pas 23 korrikut Bashkia Rrogozhinë do jetë në duart e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco