Lehtësi pushimesh e asgjë zyrtare nga Rama mbi samitin e rëndësishëm të NATO

Lehtësi pushimesh e asgjë zyrtare nga Rama mbi samitin e rëndësishëm të NATO

11:33, 12/07/2023
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Asgjë zyrtare në këtë album zyrtar që Kryeministri shqiptar ka shpërmdarë në profilin e tij zyrtar mbi samitin e rëndësishëm të NATO-s.

Asgjë zyrtarisht serioze në këto fotografi komentuar si "aleatë e miq" në një moment dramatik që po kalon Shqipëria me mega skandale, dorëheqje ministrash, arratisje funksionarësh të lartë, njëherësh krah të djathtë të KM Rama, e vetëm pak orë para se t'u vihen prangat për korrupsion të lartë.

Nuk ka asgjë zyrtare në këto foto informale momenti pushimi, që lideri i ekstremit të majtë ballkanas, vazhdues i Partisë së diktaturës komuniste shqiptare, bën me lideren e ekstremit të djathtë italian.

Janë thjesht fragmente të një filmi lojë që Kryeministri shqiptar po e regjizon prej kohësh në ëndërrën e tij për të qënë global.

E me "ansia di prestazione" që ka një nxënës mediokër kur mëson një paragraf, mezi pret t'ia tregoj publikut se "sa bravo është".

Aleatë e miq, në këtë moment dramatik skandalesh korruptive për Shqipërinë që dëshmojnë se reforma në drejtësi dështoi; ka akuza por të akuzuarit favorizohen për t'u larguar kufijve, ka krime por autorët largohen apo pushojnë në hareme lluksoze pa u shqetësuar nga forca e ligjit.

Shqipëria vendi i boomit turistik të mijëra pushuesve italianë por dhe vendi i parave të ricikluara të mafies italiane, vendi stehimi i mafiozëve të kalibrit si Messina Denaro, vendi i rrugë kalimit të kokainës amerikano jugore që po pushton botën.

Zyrtarisht, Kryeministër, presim të ketë një relacion mbi këta peshq të mëdhenj që kapërcejnë kaq lehtë detin e oqeanin e konfirmojnë dështimin e një reforme ku kanë investuar vende aleat e miq të Shqipërisë.

Sa e sigurt do të ishte NATO-ja sikur të informoheshin se të akuzuarit për vepra tê rënda penale largohen o informohen tê largohen pak orë para se të t'iu ekzekutohet urdhër arrestimi?

Asgjë zyrtare Kryeministër, foto të një momenti lehtësie pushimi, kaptuar nga një nxënës mediokër i NATO-s.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco