Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Ministrat e Brendshëm të Ramës

Ministrat e Brendshëm të Ramës

14:39, 09/07/2023
A+ Aa A-

Nga Ilir Hoxha

I pari, SAIMIR TAHIRI, ktheu Shqipërinë në plantacionin më të madh të kanabisit në botë. Falë përgjimeve nga drejtësia italiane të cilat provuan përfshirjen e tij në trafikun e drogës, aktualisht ndodhet në burg.

I dyti, FATMIR XHAFAJ, ish-hetues i diktaturës. Gropa nisi ti hapej nga përgjimi i Babales, i cili nxori në skenë të vëllain Agron (Geron) Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge. Xhafaj u detyrua që ta dorëzonte vetë të vëllain tek autoritetet italiane. Megjithatë largimi i tij nga detyra erdhi për shkakun e thjeshtë se Rama nuk përtypi hetimet e nisura nga Xhafaj për Vangjush Dakon dhe lidhjet e tij me Avdylajt e Shijakut. Dako, edhe ky ne burg për korrupsion, aso kohe ishte shumë më pranë zemrës së Ramës sesa Fatmir Xhafaj.

I treti, SANDËR LLESHAJ, gjenerali i modelit sovjetik, do të mbahet mend për helmimin me gaz të gjysmës së Tiranës gjatë protestave të opozitës dhe për kthimin e policisë së shtetit në një strukturë brutale dhe aparat dhune kundër opozitës dhe qytetarëve të thjeshtë. Fati i tij u vulos nga një ngjarje shumë e dhimbshme, vrasja nga një efektiv i policie i djaloshit 25 vjeçar Klodian Rasha. Policia u përpoq të manipulonte fillimisht ngjarjen derisa pamjet filmike provuan aktin e tmerrshëm të policit. Protestat masive të të rinjve çuan në largimin e Lleshajt nga detyra

I katërti, BLEDI ÇUÇI, i konsideruar nga opozita si “ministër i familjes” për shkak të bashkëjetesës me ish-gruan e kryeministrit, u emërua në detyrë për të zbutur sadopak imazhin brutal që i kishte dhënë policisë së shtetit “Gjeneral Gazi Luftarak”. Por koha dëshmoi se Bledi Çuçi nuk kishte asnjë lidhje me institucionin që drejtonte. Gjatë 2 vite e gjysmë që ishte ministër, Shqipëria përjetoi një ndër situatat më të rënduar kriminale të dekadës së fundit. Megjithatë u desh publikimi i videos së dhunës brutale të familjarëve të kolegut të tij socialist Rrahman Rraja që Rama të vendoste për shkarkimin e tij.

I pesti, TAULANT BALLA, i cili pritet të marrë detyrën në fillim të javës së ardhshme. Në këtë rast mund të themi me plot gojë se kemi prekur fundin. Jam i bindur se numrat e telefonit të disa prej kriminelëve më famëkeq të këtij vendi kanë qarkulluar në telefonat që ka përdorur gjatë këtyre viteve Taulant Balla. Lidhjet e Ballës me personazhe të botës së krimit janë të mirënjohura për publikun. Kohë më parë në media u publikua fakti se kreu i grupit Parlamentar të socialistëve ishte kapur gabimisht në përgjime me bandat e Elbasanit. Balla është i njohur për miqësinë e tij me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vepra të tjera të rënda penale. Po kështu, Taulant Balla është shumë i afërt me klanin Rraja të Fushë-Krujës dhe janë publike deklaratat e tij shantazhuese ndaj ish-oficerit të policisë Emiljani Nuhu, i cili i denoncoi këto lidhje dhe për këtë shkak përfundoi në arrati. Përveç lidhjeve me bandat, Taulant Balla për vite me rradhë është kthyer në zagarin personal te Kryeministrit, i cili ja ndërsen atë gjithkujt. Nga goja e Taulant Ballës kanë dalë budallallëqet dhe absurditetet më të mëdha që një politikan shqiptar ka thënë këto 32 vjet. Ti besosh këtij lloj zagari, trupën prej mbi 10 mijë efektivësh policie të armatosur, është veprim shumë i rrezikshëm për shoqërinë.

P.S. Se për pak harrova. Edi Rama ka patur në kabinetet e tij edhe një ministër tjetër të brendshëm. Ai quhet Dritan Demiraj dhe rezulton i vetmi person normal qe ka drejtuar dikasterin më të rëndësishëm të shtetit. Zoti Demiraj qëndroi në detyrë rreth 4 muaj dhe siç mund ta dini nuk vinte nga rradhët e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco