Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Dashnori i “Ballkanit Hapur” s’mund t’i bëjë moral hasmit Albin Kurti për Procesin e Berlinit!

Dashnori i “Ballkanit Hapur” s’mund t’i bëjë moral hasmit Albin Kurti për Procesin e Berlinit!

15:53, 06/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Edi Rama vijon ti përgjërohet Albin Kurti për një takim, teksa qëndresa dhe koherenca e Albin Kurtit e poshtëron Ramën në sytë e shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

Rama sot e konfirmoi së në Kosovë po shkon si hasëm, teksa në këtë pikë është i sinqertë pasi qëndrimet e tij e kanë dëmtuar Kosovën, po aq sa e ka dëmtuar edhe Beogradi Zyrtar.

Edi Rama përmes mashave të tij në mediet, po rreket ta shesë refuzimin e Kurtit si një refuzim ndaj procesit të Berlinit, kur në fakt refuzimi i Albin Kurtit është ndaj akteve të tradhtisë së Edi Ramës.

Të njëjtën sjellje si me Kurtin Rama e ka pasur dhe paraardhësit e tij, në një kohë që raportet me Beogradin kanë qenë stabile, njësoj si raportet e Titos me Enver Hoxhën pas luftës së dytë botërore.

Kurti në fjalën e tij dy ditë më parë, u kujdes të theksonte se Kosova i ka qëndruar besnike Procesit të Berlinit, duke i kujtuar Edi Ramës se deri dje trumbetonte nismën e Ballkanit të Hapur, ose Jugosllavinë e re.

Mungesa e koherencës nga ana e Edi Ramës nuk përbën lajm, por dëmet që kjo mungesë koherencë, kryesisht në politikën e jashtme, i ka shkaktuar Kosovës dhe Shqipërisë janë kolosale.

Sivllezërit e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski ndryshe nga Rama janë shprehur qartë se “Open Ballkan” nuk ka vdekur dhe misioni i tij do të vijojë, teksa a do mbetet peng i kësaj nisme Rama, këtë koha do ta faktojë.

Askush si Edi Rama nuk e ka përçarë faktorin shqiptar në Ballkan, por koha dhe kushtet na imponojnë një aleancë të gjerë të faktorit shqiptar, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar kombin nga sëmundja vrastare e shpopullimit e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqqeverisja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco