Ja si largohet pushteti i korruptuar piramidal i Ramës

Ja si largohet pushteti i korruptuar piramidal i Ramës

14:39, 03/07/2023
A+ Aa A-

Nga Aleks Kapllaj

Rama që me ardhjen e tij në istitucionet shqiptare, në fillim si ministër i kulturës, më vonë si kryetar i PS dhe i bashkisë së kryeqytetit dhe tash 10 vjet si kryeministër, ka pasur si qëllim krijimin e shoqërisë piramidale për të forcuar pushtetin e tij personal. Çdo gjë e ka bërë në funksion të pushtetit autokratik që sundon sot në Shqipëri.

Duke e ditur bukur fort mirë, që ai i ka të gjitha veset dhe ligësitë e duhura për t’u bërë një lider i majtë, “cilësi” këto që i ka përcaktuar edhe filozofi Alphonce De Sad, themeluesi i filofisë majtiste në Francë, ai ka kapur gradualisht çdo centimetër të gjitha pushteteve parlamentare, ekonomike e mediatike në Shqipëri.

Kapja e Partisë Socialiste, nëpërmjet promovimit të disa ministrave të korruptuar dhe deputetëve, apo edhe kryetarve të bashkive, që janë dënuar jashtë shtetit për narkotrafikim apo për prostitucion, i ka përdorur ata individ për mbështetjen e tyre nga bandat kriminale me të cilat bashkpunonin dhe më vonë i ka hedhur si lecka në burgjet e Shqipërisë, strategji kjo që e ka forcuar përherë e më shumë pushtetin e tij.

Kapjen e drejtësisë e arriti nëpërmjet vetingut, që i mundësoi atij të largojë njerëzit që nuk i bindeshin qëllimeve të tij strategjike. Nëpërmjet motrave Balluku dhe familjes Felaj e ish prokurorët e regjimit komunist Braho&co dhe bijtë e tyre, arriti të përdorë drejtësinë për forcimin e pushtetit piramidal kundër demokracisë dhe qytetarëve shqiptarë. Çentralizimi i sistemit të drejtësisë është katastrofik për qytetarët aq sa është ndarja administrative e re që i largon shërbimet administrative nga vetë qytetarët.

Propaganda e tij demagogjike nëpërmjet mediave të shantazhume ka krijuar një imazh të një kryeministri të “fortë” (arrogant e bulizues)) që ai e ka eksportuar edhe në takimet ndërkombëtare me homologët e tij apo me eksponentë të majtës evropiane, e cila po kalon një krizë të thellë pas Qatargate, ku janë të akuzuar për korrupsion shumë eksponentë të majtës evropiane.

Në takimin e UE në Moldavi, përqafimi hipokrit pas shpine me Giorgia Melonin si një bul që ka bulizuar tash 10 vjet shqiptarët, e shiti si një marrëdhënie të mirë me kryeministren e vendit fqinj, kur dihen paragjykimet që ka ai për të.

Po si largohet Rama nga pushteti i tij i korruptuar?
Rama duhet denoncuar kudo në istitucionet dhe gjykatat ndërkombetare si një shkatërrues i sistemit zgjedhor duke e vjedhur dhe masakruar vullnetin e zgjedhësve shqiptar në favor të tij. Ka mijëra prova që e vërtetojnë një gjë të tillë, të paktën në tre zgjedhjet e fundit administrative e parlamentare.

Rama duhet denoncuar për shkatërrimin e të gjitha institucioneve që kontrollojnë veprimtarinë e qeverisë së tij, duke filluar te Kontrolli i Shtetit deri tek mediat e lira që janë mbyllur kur e kanë kritikuar atë.

Rama duhet denoncuar për kanabisimin e Shqipërisë dhe largimin e vendit tonë në përmbushjen e standardeve dhe kushteve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Rama duhet denoncuar për tradhti ndaj çështjes kombëtare, i cili e ka rehabilituar ministrin e kriminelit Millosheviç, Aleksandër Vuçiqin, që kanë masakruar shqiptarët e Kosovës, duke e bërë atë faktor në Evropë.

E gjithë kjo arrihet me bashkimin e të gjitha partive të djathta të Shqipërisë, pa dallim pozicionesh apo fraksionesh që ekzistojnë sot por që vetëm të bashkuar në respekt të pozicioneve të tyre, duke pasur si kolona mbajtëse të përbashkët parimet dhe vlerat përbashkuese të së djathtës konservatore, interesat e kombit, familjes, liritë themelore të individit, pronën dhe të drejtat naturale të secilit, ruajtjen e trashëgimisë dhe traditave në respekt të energjive të reja të kohës, për të shpëtuar Shqipërinë nga kapja e korrupsionit dhe bandave kriminale, që kanë grabitur të gjitha pronat dhe pasuritë kombëtare, që nga nëntoka, bregdeti, tregtia dhe turizmi, duke lënë 80% të popullsisë në skamje absolute!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco