Gomari i poçarit!

Gomari i poçarit!

14:45, 23/04/2023
A+ Aa A-

Nga Prof. Abdulla Diku

Njëherë e një kohë një gomar punonte për një poçar. Gomari mbante ngarkesa të rënda për zotërinë e tij. Megjithatë, poçari ishte shumë mizor dhe e rrihte fort gomarin, çdo ditë.
Ky avaz vazhdonte ditë pas dite…gomari punonte gjithnjë e më shumë e poçari e rrihte po njëlloj...

Një ditë, kushëriri i gomarit që jetonte në fshatin aty pranë erdhi për të takuar gomarin tonë. Gomari u kënaq shumë kur pa kushëririn e tij dhe i ofroi për të ngrënë bar dhe grurë. Kushëririt të tij i pëlqeu vendi ku jetonte gomari ynë dhe vendosi të qëndronte dy-tre ditë më shumë.

Të nesërmen, poçari i vuri gomarit një ngarkesë të rëndë në shpinë dhe më pas filloi ta rrihte me shkop. Kushëriri i gomarit nuk kishte parë kurrë një rrahje kaq të pamëshirshme gjatë gjithë jetës së tij. Në mbrëmje kushëriri e pyeti gomarin: "Vëllai im i dashur, të lutem më thuaj, kështu të rreh çdo ditë zotëria?"

Duke u përpjekur të buzëqeshë, gomari tha: “Po, kushëriri im i dashur, zotëria im më rreh çdo ditë kështu…”

Kushëriri e pyeti: “Nëse po, atëherë pse nuk e lini zotërinë tuaj? Përse nuk ikën? Cila është arsyeja që të bën të qëndrosh këtu?”

Gomari unë, pasi mori një qëndrim seroiz u përgjigj: "Siç e ke parë dhe vetë, poçari ka një vajzë shumë të bukur".

Kushëriri i tij e ndërpreu: “Edhe?! Ç’lidhje ka kjo?"

Gomari vazhdoi: "Sa herë që vajza bën një gabim ose nuk i bindet babait të saj, poçari thotë: "Unë do të të martoj me këtë gomarin tonë". Tani mund ta kuptoni pse po qëndroj në këtë vend. E ardhmja ime është e ndritshme këtu, siç e sheh!

Kushëriri i gomarit shpërtheu në të qeshura. Nuk e besonte dot atë që sapo i tha gomari.

Duke qeshur, kushëriri tha: “Ti je budalla, vëllai im i dashur. Nuk do të vijë kurrë dita kur poçari do ta martojë vajzën e tij me ty... Sado i zgjuar e punëtor të jesh, ti mbetesh veç një gomar për poçarin, kurrë dhëndërr!"

***
Morali...!

Mos prisni kurrë që të ndodhin gjëra të pamundura…Adhurues të vulës, me Enkelejdin në krye, mos prisni më kot vajzën e poçarit…
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco