‘Është apo nuk është sëmurë?!’ Nisur nga Luizi, a është i drejtë gjyqi që po i bëhet atij?

‘Është apo nuk është sëmurë?!’ Nisur nga Luizi, a është i drejtë gjyqi që po i bëhet atij?

11:31, 13/01/2023
A+ Aa A-

Nga Klea Sula

Nga vetë formati, sigurisht që edhe sezoni i dytë i ‘Big Brother Vip Albania’ nuk do të kalonte gjatë pa u komentuar në media rozë për ndonjë ‘gjëmë’ që vetë banorët rrëfejnë apo krijojnë në ambientet e shtëpisë.

Image

Si publik, ishim mësuar që në muret e asaj shtëpie të shihnim lot apo ngjarje dinamike që në thelb kishin një histori dashurie, siç ishte ajo e ‘BORA-DONALD –BEATRIX.

Image

Por, mesa duket gjërat morën një tjetër drejtim gjatë këtij sezoni e sigurisht kjo çështje meriton një trajtim disi më të veçantë.

Bëhet fjalë për deklaratën e dhënë nga artisti i njohur Luiz Ejlli, një prej banorëve më të komentuar në këtë edicion, që jam e bindur do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Në një rrëfim të tij disa ditë më parë ai i tregon Kiarës se vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila kurohet vetëm në 11 klinika të botës e kjo ishte dhe arsyeja që ishte bërë pjesë e ‘BBV’.

Një tumor i pashërueshëm, ashtu siç edhe vetë Luizi ka treguar i është shfaqur 3 muaj para se ai të bëhej pjesë e formatit, ku kërkoi që kjo temë të mos diskutohej me banorët e tjerë, duke ‘harruar’ që përballë kamerave që monitorohen 24/24h kjo do të ishte e pamundur.

Image

Gjatë natës ‘Prime’ të së martës, vetë moderatorja e programit Arbana Osmani që në hyrje të spektaklit u ndal tek kjo çështje me rëndësi jetike. I ftuar në dhomën e rrëfimit, Luizi e ndryshoi 3 herë rrëfimin, duke treguar se ajo sëmundje nuk i përkiste atij, po një miku të afërt identitetin e së cilit nuk do ta bënte publike.

Le të ndalemi pak këtu:

Sipas Luizit, kishte bërë gabim që këtë gjë e ndau brenda shtëpisë së ‘BBV’ dhe dëshironte ta anashkalonte si temë duke u shprehur se nuk dëshironte mëshirën e askujt.

“Nuk jam as tipi që mëshirohem apo kërkoj, gjithçka e kisha menduar, por vetëm këtë nuk e doja as me u qurravit".

Pse vallë?! Përse deklarata e tij u ndryshua 3 herë brenda disa minutave? Apo duhet të themi  më mirë përse analizat e tij, të kryera gjatë natës Prime, live në spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, ndjesë 'Shefqet Ndroqi', dolën mirë dhe brenda normave?!

Image

Le të nisemi nga këtu, lokacioni i spitaleve që moderatorja tregoi në program u ndryshua dy herë brenda disa minutave, së dyti si mundet një njeri i cili ka konsumuar ushqim gjatë gjithë ditës të kryeje ekzaminime spitalore, ku sipas shkencës kjo gjë është rreptësisht e ndaluar apo deklarata e mëvonshme të Luizit i cili ndodhet brenda ‘një gyqi’ në shtëpinë e ‘BBV’, përpiqet të flasë me mesazhe të koduara, por askush nuk po e dëgjon.

“Mjekja foli aq sa i lejohej të fliste, po ma bënë gjyqin akoma pa ditur qartë versionin tim” janë disa nga deklaratat e këtij të fundit i cili duket se është në gjendje të ‘mjerueshme’ psikologjike e shpirtërore.

Ditën e djeshme, nga vetë produksioni u ndalua  që në ambientet e shtëpisë të shfaqej një parashutë, nisur nga fansat e Luizit për të treguar se nuk është vetë por ka mbështetjen e tyre. Të urdhëruar të futeshin brenda në dhomën e gjumit, banorët vepruan sipas indikacioneve të marra nga produksioni i cili kishte fikur kamerat dhe hequr zërin në ato pak minuta.

Image

Ka shumë ‘përse’ në të gjithë këtë çështje që të them të drejtën në fund jam e bindur që ‘faji do të mbetet jetim’.

Sigurisht, që nëse në të vërtetë brenda atij formati ai njeri është i sëmurë, pa dashur që të vë gishtin ende të fajtori kjo është gjëja më e rëndë që në një program si ‘BBV’ të ndodhë diçka e tillë dhe mbyllja duhet të ishte e menjëhershme.

Le të presim edhe pak, që të kemi më tepër dritë mbi këtë ngjarje, megjithëse për një gjë jam e bindur: *Askush nuk është kaq budalla sa të rrëfejë diçka të tillë për shëndetin e tij, në një monitorim 24 orësh nga shqiptarët ku e vërteta në një mënyrë a tjetër, do të dalë.

Sa për mua, #teamluizi, të tjerët le të gjykojnë vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco