Primaret e PD janë risi, hera e parë në histori që iu ofrohet qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesin e tyre

Primaret e PD janë risi, hera e parë në histori që iu ofrohet qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesin e tyre

20:51, 26/11/2022 Nga Leonard Seferi
A+ Aa A-

Partia Demokratike e Shqipërisë për herë të parë po aplikon sistemin e primareve, për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të hyjë në fushatë për zgjedhjet vendore të 2023-shit. Me modelin e propozuar dhe të miratuar, banorëve por edhe strukturave u paraqiten disa kandidatë potenciale për të qenë në krye të njësive vendore në vend. Pra, përveç anëtarësisë, në përzgjedhjen e kandidatëve do të votojnë me votë të barabartë edhe simpatizantët e PD-së pasi të rregjistrohen në njësitë e tyre. 

Ky model i të bërit politikë në vend, përtej gjithçkaje, është një risi në kontekstin e detyrueshmërisë që u jep kandidatëve për të qenë më afër votuesve dhe banorëve, kundrejt çfarëdo lloj 'sistem emërimi' dhe imponimi kandidatësh të cilët njerëzit mbase as nuk duan t'i shohin me sy por janë të detyruar t'i votojnë sespe kërkon kryerari. 

Është hera e parë në historinë e Shqipërisë shtet që njërëzve u ofrohet të zgjidhin realisht se kush duhet t'i drejtojë pasi shqiptarët në njëqind e sa vite shtet kanë vuajtur sespe janë drejtuar nga kandidatë/kryetarë të emëruar, të cilët hall më të madh se shërbimin ndaj komunitetit kanë patur servilizmat ndaj atyre që i emërojnë. 

Me djegjen e mandateve të deputetëve dhe me mos-pjesmarrjen në zgjedhjet vendore të katër viteve më parë hendeku ndërmjet banorëve dhe 'udhëheqjes' u thellua në dimencione galopante. Qytetarët u larguan dhe u përbuzën në mënyrën më të tmerrshme nëpërmjet bullizmit, kullave pa kriter, shpopullimit në masë e shumë veprimeve apo mos-veprimeve të tjera të pushtetit monopol dhe të pa opozitë. E keqja më e madhe është se tashmë këto fenomene nuk na bëjnë aspak përshtypje  dhe pothuajse kemi humbur sensin e reagimit.

Si rrjedhojë, pushteti qëndror por edhe ai vendor janë kthyer në pushtim e sundim ku nuk llogarisin asnjë kosto vetëm e vetëm të mbajnë me çdo kusht 'frerët e pushtimit' me frymë faraonizmi. 

Opozita e sotme në vend po u ofron qytetarëve shansin e rralë, për të mos thënë të fundit, për të qenë me të vërtetë, sovrani ai që vendos për drejtuesit e vetë. Kjo është betejë ndërgjegjjeje dhe betejë për të ardhmen e vendit. 

Të dashur qytetarë, po e mbyll me disa pyetje retorike që secili prej nesh i din edhe përgjigjjet:

A nuk jemi ne ata që kërkojmë ç'do ditë ndryshim?!
A nuk jemi ne ata që themi se ky vend duhet të drejtohet nga profesionistë dhe njerëz të pastër?!
A nuk jemi ne ata që nëpër kafenetë e lagjeve themi 'si nuk doli naj çun i mirë për këtë vend'?! 

E pra, ja ku i kemi burrat e mirë që as kundërshtarët e tyre nuk kanë se me ç'farë t'i kapin.

Përfshihu në primare për veten tënde, për familjen tënde, për të ardhmen tënde, për t'i thënë po përmirësimit tënd!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco