Atentati ndaj prokurorit në Durrës/ Vasili: Rama e mbajti fjalën, ndëshkimi u krye… me plumb

Atentati ndaj prokurorit në Durrës/ Vasili: Rama e mbajti fjalën, ndëshkimi u krye… me plumb

17:46, 01/11/2019
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ndodhi pasditen e sotme pranë “Mbikalimit të Shkozetit” në Durrës.

Nga atentati, ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoji dhe tre persona të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, reagon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. 

Sipas tij, Rama e mbajti fjalën duke e ndëshkuar prokurorin me plumb.

Reagimi  i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.
Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco